Kodi i ri Rrugor/ Nis zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e gjobës së makinave dhe zgjatja e vlefshmërisë së patentave

Në zyrat e shërbimit postar tashmë prej ditës së sotme ka nisur zbatimi i rregullave të reja për përgjysmimin e masës së gjobës së makinave nëse paguhet brenda afatit 15 ditor.

Më herët drejtuesit e mjeteve që paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, përfitonin 20% ulje. Tashmë me rregullat e reja me ndryshimet e miratuara në Kodin Rrugor, nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje.

“Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistrohet ose vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 50% të vlerës”, përcaktohet në Kodin Rrugor të ndryshuar.

Rregullat e reja që nga përgjysmimi i masës së gjobës për makinat nëse paguhet brenda afatit deri te zgjatja e kohës së vlefshmërisë së patentave nga 10 vjeçare në 15 vjeçare, rritja e shpejtësisë maksimale për të qarkulluar në autostradë deri te ashpërsimi i gjobave nëse nuk zbatohet rregullat për fëmijët hynë në fuqi pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, u miratua në Kuvend në seancën e 16 marsit. Ligji i ndryshuar u botua në Fletoren Zyrtare me 6 prill 2023 dhe sipas nenit 21 të tij, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në FZ, që do të thotë të gjitha rregullat e reja kanë hyrë në fuqi më datë 21 Prill 2023.

Gjithashtu edhe Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor konfirmon se të gjitha nenet e Kodit Rrugor që kanë të bëjnë me tagrin e DPSHTRR-së kanë nisur të zbatohen që ditën e parë të hyrjes në fuqi të ndryshimeve.

Për lejet e drejtimit afati i vlefshmërisë së tyre zgjatet me 5 vite. Konkretisht lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup-moshave, ishin të vlefshme për 10 vjet, nëse janë lëshuar për persona deri në moshën 50 vjeç; 5 vjet, për ata që e kanë kaluar moshën 50-vjeçare dhe 3 vjet, për ata që i kanë kaluar të 70-at.

Me rregullat e reja lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE sipas grupmoshave janë të vlefshme për 15 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç. Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të këtij Kodi, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Ndryshimet në Kodin Rrugor rrisin shpejtësinë maksimale të lejuar për të udhëtuar në autostradë nga 110 km/orë që ishte më përpara në 130 km/orë.

Cilido, që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën: a) shtatëdhjetë vjeç, për të drejtuar mjete me motor për transport malli; b) gjashtëdhjetë e pesë vjeç, për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmë rimorkiatorë dhe artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash. Ky kufi mund të rritet çdo vit deri në shtatëdhjetë vjeç, kur drejtuesi paraqet një dëshmi të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike, pas një vizite të specializuar mjekësore të përvitshme, sipas mënyrave të përcaktuara në aktet në zbatim.

“2. Cilido që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë, artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash dhe mjete me motor për transport malli.”

Neni 117/1 Kufizime për drejtuesit e motomjeteve

Zotëruesit e lejedrejtimeve vendase të grupit “A” për tre vitet e para pas marrjes së lejedrejtimit nuk u lejohet drejtimi i motomjeteve me fuqi prej 25kw specifike referuar ngarkesës, ose 0,16 kw/kg.

Neni 117/1 Kufizime për drejtuesit e mjeteve rrugore

Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vjetët e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh të mjetit, më të madhe se 55 kë/tonë. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kë/tonë, duke përfshirë peshën e baterisë. Kjo pikë zbatohet vetëm për lejet e drejtimit që lëshohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Ushtrimet e drejtimit të mjetit

Autorizimi i lejon kursantit të ushtrohet me mjete të asaj kategorie, për të cilën është kërkuar lejedrejtimi ose shtrirja e vlefshmërisë së tij, me kusht që në krah të ndodhet, në funksionin e instruktorit të miratuar, një person me moshë jo më të madhe se 65 vjeç dhe jo më i vogël se 30 vjeç, i pajisur me lejedrejtimi të vlefshëm për të njëjtën kategori mjeti, që e ka marrë qysh prej të paktën 10 vjetësh, ose me lejëdrejtimi të vlefshëm për një kategori më të lartë mjeti; instruktori duhet të jetë shumë i kujdesshëm gjatë lëvizjes së mjetit dhe të ndërhyjë në momentin e duhur dhe me efektshmëri.

Ushtrimet e drejtimit të mjetit

Autorizimi i lejon kursantit të ushtrohet me mjete të asaj kategorie, për të cilën është kërkuar lejedrejtimi ose shtrirja e vlefshmërisë së tij, me kusht që në krah të ndodhet, në funksionin e instruktorit të miratuar, një person me moshë jo më të madhe se 70 vjeç dhe jo më i vogël se 30 vjeç, i pajisur me lejedrejtimi të vlefshëm për të njëjtën kategori mjeti, që e ka marrë qysh prej të paktën 10 vjetësh, ose me lejëdrejtimi të vlefshëm për një kategori më të lartë mjeti; instruktori duhet të jetë shumë i kujdesshëm gjatë lëvizjes së mjetit dhe të ndërhyjë në momentin e duhur dhe me efektshmëri.

Neni 124 Afati dhe konfirmimi i vlefshmërisë së lejedrejtimit të mjetit

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup-moshave, janë të vlefshme për:-10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 50 vjeç;-5 vjet, për ata që e kanë kaluar moshën 50-vjeçare; -3 vjet, për ata që i kanë kaluar të 70-at.

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive C1, C1E, C dhe CE, sipas grup-moshave, janë të vlefshme për:-5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 65 vjeç; -2 vjet, për persona mbi 65 vjeç. Sipas parashikimit të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 114, për personat mbi 65 vjeç, lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 tonë.

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive D1, D1E, D dhe DE, sipasgrup-moshave, janë të vlefshme për:-5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 65vjeç; -3 vjet, për persona nga 65vjeç e lart. Sipas parashikimit të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 114, për personat mbi 65vjeç, lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve, për të cilat kërkohet pajisja me lejedrejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.

Lejedrejtimet e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, janë të vlefshme për:-5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri moshën 60 vjeç;-3 vjet për persona mbi 60 vjeç.

Lejedrejtimet e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive C1, C1E, C dheCE, janë të vlefshme për:-5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri moshën 50 vjeç:-3 vjet, kur mbajtësi i saj është mbi 50 vjeç. Këto leje nuk rinovohen pas moshës 65 vjeç.
Mbajtësit e lejedrejtimit të automjetit, sipas pikave 2, 3, 4 dhe 5, kur mbushin 80 vjeç rifreskojnë vlefshmërinë e lejedrejtimit çdo vit pas verifikimit të ekzistencës së të dhënave fizike dhe mendore nga komisionet mjekësore përkatëse, duke u bazuar në pikën 5 të nenit 117.

Pikat 1, 2, 4 dhe 5 ndryshohen si më poshtë:

“1. Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE sipas grupmoshave janë të vlefshme për: – 15 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; – për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të këtij Kodi, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE sipas grupmoshave janë të vlefshme për: – 5 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; Sipas parashikimit të pikës 2 të nenit 114 të këtij Kodi për personat mbi 65 vjeç, lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave me ngarkesë të plotë nuk është më shumë se 20 tonë. Sipas parashikimit të pikës 2 të nenit 114 të këtij Kodi për personat mbi 65 vjeç, lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet pajisja me lejedrejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.

Lejedrejtimet e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, janë të vlefshme për: – 5 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 65 vjeç; – 3 vjet për persona mbi 65 vjeç.

Lejedrejtimet e posaçme të mjeteve, lëshuar për personat me aftësi të kufizuara, të kategorive C1, C1E, C dhe CE janë të vlefshme për: – 5 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 65 vjeç: Këto leje nuk rinovohen pas moshës 65 vjeç.”

b) Pikat 3 dhe 6 shfuqizohen.

Qarkullimi i automjeteve dhe motomjeteve që u përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë vendit ose të huajve.

Për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 15-ditore, duke përjashtuar ndonjë shtyrje të mundshme afati, si dhe një targë e veçantë njohjeje, siç përcaktohet në aktet në zbatim.

Qarkullimi i automjeteve dhe motomjeteve që u përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë vendit ose të huajve

Për automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e importuara përkohësisht ose të reja nga fabrika të blera për eksportim, që kanë përmbushur formalitetet doganore, kur duhet, dhe që i përkasin qytetarëve shqiptarë me banim jashtë shtetit ose të huajve që kalojnë nëpër Shqipëri, lëshohet një leje qarkullimi me një kohëzgjatje maksimale 30-ditore, duke përjashtuar ndonjë shtyrje të mundshme afati, si dhe një targë e veçantë njohjeje, siç përcaktohet në aktet në zbatim.

Neni 140, pika 1 Kufizimet e shpejtësisë

1.Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 110 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.

1.Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e njerëzve, shpejtësia maksimale nuk mund të kalojë 130 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.

Drejtuesi i motomjeteve është i detyruar të bëhet i dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës, duke mbajtur një jelek fosforeshent të homologuar. Kushdo që nuk zbaton këtë detyrim ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë.

Drejtuesi i motomjeteve është i detyruar të bëhet i dallueshëm në rrugët interurbane nga gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore përpara lindjes së tij, si dhe ditën në raste mjegulle, kur ka borë, ka shira të fortë. Për ta bërë këtë, drejtuesi i motomjetit është i detyruar të përdorë jelek fluoreshent/fosforeshent të homologuar apo veshje teknike me elemente fosforeshente. Kushdo që nuk zbaton këtë detyrim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 1000 (një mijë) deri në 3 (tre mijë) lekë.

Neni 170, pikat 1,4,6 dhe 8 Përdorimi i rripave të sigurimit dhe sistemeve të fiksimit

1.Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që zënë vendet e përparme të mjeteve të kategorive M1, M2, M3 dhe N1, N2, N3 sipas klasifikimit të nenit 47, pika 2, të prodhuara nga janari 1978, janë të detyruar të vendosin rripat e sigurisë në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Ky detyrim qëndron edhe për pasagjerët që rrinë në vendet e pasme, për mjetet e prodhuara nga maji 1990. Bëjnë përjashtim mjetet e kategorive M2 dhe M3, të cilat përdoren për transport urban ose ato mjete ku lejohet qëndrimi në këmbë.

4.Pasagjerët deri në moshën 12 vjeç mund të rrinë në vendet e përparme të mjeteve të kategorive M1, N1, N2 dhe N3 të klasifikuar në nenin 47, pika 2, vetëm kur mbahen nga sisteme të përshtatshme fiksuese. Fëmijët nuk duhen transportuar në sisteme fiksuese me fytyrë prapa në ndenjëset e pasagjerëve të mbrojtura me jastëk ajri, përveçse kur këto të fundit janë të çaktivizuara.

Pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që rrinë në vendet e pasme të mjeteve të kategorisë M1, duhet të mbahen nëpërmjet sistemeve të posaçme të fiksimit.

Norma e pikës 5 nuk zbatohet për pasagjerët deri në moshën 4 vjeç që udhëtojnë me autovetura të shërbimit publik taksi për transport njerëzish ose të shërbimit me qiradhënie me drejtues mjeti gjatë shërbimit, kur qarkullojnë në qendrat e banuara a në itinerare nga ose për në stacionin e trenit, porte dhe aeroporte, me kusht që të jenë të shoqëruar të paktën nga një pasagjer me moshë jo më të vogël se 18 vjeç.

Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.

Bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët e mjeteve të kategorisë L6, të pajisura me kabinë të mbyllur dhe të automjeteve të kategorive M1, M2, M3 dhe N1, N2, N3 sipas klasifikimit të nenit 47, pika 2, të këtij Kodi, të pajisura me rripa sigurie, janë të detyruar t’i vendosin ato në çdo lloj lëvizjeje me mjet. Bëjnë përjashtim mjetet e kategorive M2 dhe M3, të cilat përdoren për transport urban ose ato mjete ku lejohet qëndrimi në këmbë.”

b) Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Fëmijët deri në moshën 3 vjeç duhet të udhëtojnë të siguruar me sisteme të përshtatshme fiksuese të homologuara, të përshtatshme për peshën e tyre, në vendet e pasme të mjetit. Ata mund të udhëtojnë në vendet e përparme të mjeteve të kategorive M1, N1, N2 dhe N3 të klasifikuara në nenin 47, pika 2, të këtij Kodi, të siguruar me sisteme të përshtatshme fiksuese, me fytyre prapa, vetëm kur jastëkët e ajrit janë të çaktivizuar. Sistemet fiksuese të fëmijëve duhet të instalohen në mjet në përputhje me udhëzimet e dhëna nga prodhuesi.”.

c) Pas pikës 4 shtohen pika 4/1 dhe 4/2 me këtë përmbajtje: “4/1. Në mjetet e kategorive M1, N1, N2 dhe N3 pa sisteme të përshtatshme fiksuese fëmijët me moshë deri në tre vjeç nuk mund të udhëtojnë. 4/2. Fëmijët me moshë mbi tre vjeç nuk lejohet të qëndrojnë në vendet e përparme kur gjatësia e tyre nuk kalon 1,50 m.”

ç) Në pikat 5 dhe 6 fjalët “në moshën 4 vjeç” zëvendësohen me fjalët “në moshën 3 vjeç”.

d) Në pikën 8 paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5,000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.”.

1.Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda 5 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon gjobë në vend. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj. Kur gjoba nuk paguhet ose nuk nxirret dot nga të ardhurat e shkelësit, për rastet e drejtuesit të mjetit me motor, bëhet ndalimi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shitja e mjetit me ankand, duke i dhënë diferencën në lekë shkelësit.

2.Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 5 ditëve nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 20 për qind të vlerës.

Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi paguhen nga kundërvajtësi brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistrohet ose vendimi ka marrë formën e prerë me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon gjobë në vend. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj. Kur gjoba nuk paguhet ose nuk nxirret dot nga të ardhurat e shkelësit, për rastet e drejtuesit të mjetit me motor, bëhet ndalimi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shitja e mjetit me ankand, duke i dhënë diferencën në lekë shkelësit. Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistrohet ose vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 50 për qind të vlerës./Monitor

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Një agresion që duhet të rikthejë Perëndimin në Kosovë

Mero Baze: Një agresion që duhet të rikthejë Perëndimin në Kosovë