Kodi Penal, komisioni i Ligjeve
diskuton sot ndryshimet
Propozimet e PS për Kodin Penal

Kodi Penal, komisioni i Ligjeve<br />diskuton sot ndryshimet<br />Propozimet e PS për Kodin Penal
TIRANE- Ndryshimet në Kodin Penal do të diskutohen sot në komisionin e Ligjeve, duke vënë në provë marrëveshjen mes PD e PS për miratimin e ligjeve me 3/5-tat.
Mbledhja do të nisë në orën 09:00 për të diskutuar 4 draftet e qeverisë si dhe mbi propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet e Kodit Penal,  i fundit që ka ngelur pa u miratuar në Parlament.
KORRUPSIONI
Në mbledhje pritet të diskutohet dhe drafti që PS ka propozuar thelbi i të cilit është që asnjë zyrtar i lartë i vënë nën hetim me akuzën e korrupsionit të mos i shmanget dënimit me burg për shkak të hapësirave ligjore. Bazuar mbi statistikat e viteve të fundit, që PS ka analizuar, rezulton se të gjithë zyrtarët e lartë të vënë nën hetim, me akuzën e korrupsionit, ka sqaruar anëtarja socialiste e komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi kanë përfituar për shkak të neneve të caktuara në ligj, për të cilat, PS propozon heqjen e pezullimit të ekzekutimit me burg. "Shumë nga veprat penale për korrupsion, dënimet e këtyre veprave ose janë të ulta ose janë pezulluar çështjet, ose nuk kanë filluar ose dhe në rast se kanë filluar, personi ka pasur një dënim me burgim të pezulluar. Ne kemi sugjeruar që, në rastet e veprave penale në fushën e korrupsionit, për aq kohë që korrupsioni është problem shqetësues në Shqipëri, mos të përfitohet nga pezullimi i dënimit me burgim, pra është një përjashtin nga një rregull i përgjithshëm, që parashikohet në Kodin Penal", tha Hysi. PS propozon gjithashtu përgjegjësi individuale për çdo vendim të marrë nga ministrat apo Kryeministri. PS thotë se për çdo vendimarrje, që rezulton të jetë vepër penale, s'duhet të ketë mbrojtje në gjykatë me argumentin ligjor, se akti ka qenë kolektiv dhe si i tillë të jetë i pandëshkueshëm. "Ka pandëshkueshmëri për abuzime me fonde publike, kemi rastin e rrugës Durrës-Kukës, pandëshkueshmëri për shumë procese të tjera, kemi zvarritje të mëdha në çështjen e Gërdecit, kemi probleme të pandëshkueshmërisë për persona të tjerë që akuzohen për tendrat, prokurimet të ndryshme, dhënien e konçensioneve etj. Sepse asnjë ministër apo kryeministër, s'mund të abuzojë. Të gjitha dëmet e mëdha që raporton KLSH, kush i paguan? I paguajmë ne, taksapaguesit shqiptarë. Asnjë ministër apo Kryeministër nuk ka mbajtur përgjegjësi deri më sot", ka thënë Hysi.
MANIPULIMI I STATISTIKAVE
Për të parandaluar fshehjen e realitetit të statistikave në vendin tonë, juristë të Partisë Socialiste vlerësojnë domosdoshmërinë e ndëshkimit të personave që bëhen pjesë e këtij manipulimi duke e cilësuar atë si një vepër penale. “Për aq sa kohë ne nuk dimë gjendjen reale të zhvillimit ekonomik, probleme që lidhen me tregues ekonomik, financiar etj., është sugjeruar përsëri nga një deputet i PS-së që të futet në Kodin penal një vepër penale më vete, falsifikimi i statistikave zyrtare.
SHPIFJA E FYERJA
Do të diskutohen dhe nenet që kanë të bëjnë me fyerjen dhe shpifjen. Maxhoranca ka propozuar që nenet 119 dhe 120 në Kodin Penal të shfuqizohen dhe vepra të ngelet vetëm në Kodin Civil. Nga ana e saj opozita ka propozuar që shpifja të vazhdojë të qëndrojë në Kodin Penal por të hiqet dënimi me burg dhe të vendoset edhe masa e gjobës.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë