Kodi rrugor, kalimi
në kryqëzim, antiligjo

Kalimi në këtë kryqëzimi është në kundërshtim të hapur me kodin rrugor të Republikës së Shqipërisë - ligji nr.8378 datë 22.07.1998 “kryqezimi eshte ne nivel” neni 2 i kodit rrugor shprehimisht kërkon:
Neni 2
Përcaktime dhe klasifikime rrugësh
1. Në zbatim të normave të këtij Kodi, “rrugë” quhet zona për përdorim publik e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve.
2. Sipas karakteristikave të tyre konstruktive, teknike dhe funksionale rrugët klasifikohen si vijon:
A. Autostradë
B. Rrugë interurbane kryesore
C. Rrugë interurbane dytësore
D. Rrugë urbane kryesore
E. Rrugë urbane dytësore
F. Rrugë lokale
3. Rrugët e ndara sipas pikës 2 duhet të kenë këto karakteristika minimale:
A - AUTOSTRADË: Rrugë interurbane ose urbane me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafikndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje, bankinë të shtruar të mundshme në të majtë dhe korsi emergjence, ose bankinë të shtruar në të djathtë, pa kryqëzime në nivel, e pajisur me rrethim dhe sisteme asistence për përdoruesin gjatë gjithë gjatësisë, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor dhe e dallueshme me sinjale të vecanta të fillimit dhe mbarimit. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi.
B - RRUGË INTERURBANE KRYESORE: Rrugë me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafikndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje dhe bankina të shtruara, pa kryqëzime në nivel, me hyrje të koordinuara për objekte anësore, e dallueshme nga sinjale të veçanta të fillimit dhe mbarimit, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor. Për të tjera kategori të mundshme mjetesh të përdoruesve duhet të parashikohen hapësira të përshtatshme. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara, me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi.
Në vitin 2009-2011 kanë vdekur në këtë “kryqëzim” mjaft persona dhe janë plagosur plot të tjerë dhe “masat” e ndermarra nga enti pronar i rrugës janë krejtësisht joparandaluese: përpara se të mbërrihet në këtë kryqëzim - por edhe në dy të tjerë të tillë të ngjashëm si dy pika uji me të ka “kufizim shpejtesie deri në 60km/ore dhe ndalim parakalimi”. Sipas ekspertëve autoteknikë, shkenca rrugore thotë se edhe me 60km/orë aksidentet midis mjeteve janë me pasoja fatale: sikurse kanë rezultuar në këto kryqëzime.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)