Miratimi i pr/ligjit të Kodit Rrugor pason miratimin e pr/ligjeve për kodin ajror, detar dhe hekurudhor të cilat u miratuan dje në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Dy ditë më parë mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakort për procedurat që do të ndiqen në në parlament për miratimin e ligjeve me tre të pestat.
Sipas kalendarit të punimeve parlamentare është parashikuar që disa nga ligjet me 3/5 do të kalojnë në Kuvend brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa të tjerat si kodi penal apo 'gjykata administrative', do të përfshihen në kalendaret tre javore me angazhimin që ky proces të përfundojë brenda muajit mars të vitit të ardhshëm.
(s.g/shqiptarja.com)