Kodi Rrugor, shoferë kujdes
nga sot dyfishohen gjobat

Kodi Rrugor, shoferë kujdes<br />nga sot dyfishohen gjobat
TIRANE- Nga sot drejtuesit e automjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm pasi hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, i cili parashikon, një dyfishim të gjobave në krahasim me një vit më parë. Gjoba më e vogël, ajo për mos vendosjen e rripit të sigurimit është një mijë lekë të reja nga 500 që ishte më parë, ndërsa gjoba maksimale për shpejtësinë shkon deri në 30 mijë lekë të reja për tejkalim të limitit të shpejtësisë.

Në Kod janë ndryshuar 38 nene të cilat kanë të bëjnë kryesisht me gjobat, me qëllim rritjen e sensibilizimit dhe minimizimin e aksidenteve në rrugë.
Shoferët duhet të bëjnë kujdes dhe me përdorimin e pijeve alkoolike, apo të drogës. Me Kodin e ri Rrugor, ata do të përballen me gjoba tepër të rënda, dhe në disa raste deri dhe me heqje të lejes së drejtimit apo me burg.

Përdoruesit e alkolit ndahen në dy grupe. Në grupit e parë janë drejtuesit të cilët i japin makinës pasi kanë konsumuar alkool dhe ku gjoba ndonëse dyfishohen, janë më të lehta, ndërsa në grupin e dytë janë drejtuesit që i japin makinës në gjendje të dehur. Këta persona do të ndalohen dhe policia do ti konfiskojë makinën.
Nëse gjoba do paguhet Brenda 5 ditësh atëherë do të kesh një 20 % ulje të vlerës së gjobës.
PATENTA
Kodi i Ri Rrugor parashikon që patenta të funksionojë me system pikësh. Çdo drejtues mjeti do të ketë një sasi prej 20 pikësh dhe kur konstatohen shkelje të rregullave, mund të zbriten maksimumi deri 15 pikë. Pas kësaj njoftohet arkivi kombëtar, i cili automatikisht të shënon pikët e mbetura në patentë. Në rast të humbjes totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik. Të njëjtit provimin duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejdrejtimit, qe pas njoftimit të shkeljes se parë që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen e dy shkelje të tjera brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim të paktën pesë pikësh secila. Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk do t’i nënshtrohet verifikimeve te rinovimit të lejedrejimit, brenda tridhjetë ditëve nga njoftimi i vendimit për ta rinovuar atë, leja e drejtimit do të pezullohet pa afat, me akt të veçantë të zyrës respektive të arkivit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit rrugor.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete