Komisioneri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn ka përshëndetur përmes një statusi në Twitter marrëveshjen e arritur mes Serbisë dhe Kosovës për kodin telefonik.

Hahn ka shkruar se shpreson së ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës.

“E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës”, ka shkruar Komisioneri për Zgjerimi BE Johannes Hahn në Twitter.

Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj që është +383. Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com