Kodi zgjedhor, deputetja Mirela
Ferracaku shpëton partitë e vogla

Kodi zgjedhor, deputetja Mirela<br />Ferracaku shpëton partitë e vogla
TIRANË - Partitë e vogla do të kenë një variant të tyrin për Kodin Zgjedhor dhe këto amendime do të regjistrohen në parlament përmes deputetes Mirela Ferracaku, e cila zëvendësoi Mark Frrokun. Në këtë mënyrë, partitë e vogla do të shfrytëzojnë procedurën parlamentare, duke mos qenë nevoja të mbledhin 20 mijë firma për të institucionalizuar nismën e tyre ligjore.

Partitë e vogla janë mbledhur sërish dje në një tryezë diskutimi ku kanë paraqitur edhe një herë kërkesat e tyre si dhe janë shprehur kundër reformës zgjedhore. Ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve ato do t’ia përcjellin Kuvendit nëpërmjet Mirela Ferracakut deputetes së partisë kristiandemokrate. Avokati Spartak Ngjela u shpreh se sipas rregullores së Kuvendit, deputetja Ferracaku do ta depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një mbledhje këtë të hënë, të vegjlit jashtparlamentarë, vendosën që variantin e tyre sesi duhet të jetë kodi elektoral, përveç komisionit të reformës zgjedhore t’ia përcjellin dhe diplomatëve në Tiranë. Në hartimin e variantit do kontribuojnë Dhimitër Muslia, Spartak Ngjela, Idajet Beqiri dhe Kreshnik Spahiu. Në 2 Prill drafti do t’i prezantohet tryezës së Partive Politike, Parlamentit, politikës brenda dhe jashtëparlamentare.

Ata kërkojnë votim të drejtpërdrejtë, lista të hapura, financim shtetëror të fushatës mediatik si dhe votimin e emigrantëve. Avokat Spartak Ngjela shtoi se partitë e vogla duhet të mblidhen së bashku dhe ti kërkojnë partive të mëdha politike një Komision Shtetëror. Sipas tij, është në dorën e partive të vogla që të mblidhen në mënyrë që fuqitë e mëdha të presionohen.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv