Kodi Zgjedhor futet në kalendarin
e Kuvendit, PD: Votim elektronik

Kodi Zgjedhor futet në kalendarin<br />e Kuvendit, PD: Votim elektronik
Reforma zgjedhore duket se do të fillojë shpejt, kjo për faktin se projektligji i depozituar në Kuvend do të diskutohet gjatë periudhës 18 shtator– 13 tetor 2017 me mirëkuptimin e të gjitha palëve.
 
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë përfshirë menjëherë në programin e Kuvendit pasi u miratuan me në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 14 shtator 2017.
 
Projektligji për Kodin Zgjedhor është depozituar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi por edhe nga deputeti socialist Taulant Balla, propozimet do të diskutohen në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, komision që drejtohet nga Ulsi Manja.
 
Më herët demokratët paralajmëruan se do të depozitojnë në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni ‘ad hoc’ parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore, komision i cili është përfshirë në programin e kuvendit një ditë para depozitimit të kërkesës nga selia blu.
 
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor demokratët i kanë cilësuar jetësore, kështu reforma zgjedhore është pikë kyçe e axhendës së tyre opozitare, që pas marrëveshjes së 18 majit e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri I vendit Edi Rama.
 
Konkretisht për ndryshimet në ligjin nr. 10019 të kodit zgjedhor, demokratët do të kërkojnë identifikim elektronik të votuesve dhe më pas votim dhe numërim elektronik të votave.
 
Përfshirja e teknologjisë në procesin e votimit sipas demokratëve shmang manipulimin e votës së qytetarëve.
 
Pritet që PD të kërkojë gjithashtu edhe përforcim të ligjit për të shmangur shitblerjen e votës.
 
PD kërkon realizimin e reformës zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale. 

kodi
Kalendari i Kuvendit, pika per Kodin Zgjedhor

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid