Fillimin  e vitit të ri shkollor 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë do të pajisen me laboratorë teknologjikë të rinj. Fëmijët e klasës së parë do të mësojnë kurrikulën e kodimit.

Por a janë gati fëmijët e klasës së parë në gjendje të përballojnë një lëndë të re?

Kadri Manaj, ekspert IT thotë se integrimi i kësaj lënde në arsim që në moshën ku fëmijët janë dhe më kurioz është nismë pozitive, por nuk duhet të futet si lëndë mësimore. Për fëmijët kjo përkthehet në trysni.

Kodimi nuk është si gjithë gjuhët e tjera që ne flasim, por kodimi është I shkruar ku bën të mundur bashkëveprimin e pajisjeve dixhitale që ne kemi sot në përdorim. Të gjitha këto pajisje flasin në gjuhën e tyre e cila është programimi ose kodimi. Nuk duhet të kenë detyrime, pasi ushtrohet një trysni e tepërt “

Manaj thotë se kodimi mund të përshtatet për këtë moshë në formën e lojës.

Ndriçim Mehmet, ekspert arsimi, shprehet skeptik në lidhje me realizueshmërinë e këtij programi për një sërë arsyesh.

“Gjuha e kodimit do një studim pse duhet futur në klasë të parë. E dyta mesa duket nuk kanë lexuar udhëzuesit që janë për këtë punë. 100 laboratorë të rinj, çfarë do të thotë 100 laboratorë të rinj, domethënë shkolla s’ka laborator fare. Kush do ta marrë përsipër që ta bëj, a i kemi ne mësuesit të trajnuar në fushën e it për ta vënë këtë program dhe në këto grupmosha. Premtimi i saj për këtë vit shkollor është i kotë sepse nuk e ka në buxhet, të më tregoj buxhetin, buxheti është miratuar. Ne kemi harruar ngarkesën që do të krijohet, pra në klasë të pare do bëj një sere lëndësh, por si ky fëmijë do e përballoj.”

Edhe prindërit mendojnë se fëmija do të jetë i mbingarkuar me një lëndë të re që në klasë të parë.