Kofi Anan planifikon të rinegociojë
armëpushimin në Siri

Kofi Anan planifikon të rinegociojë<br />armëpushimin në Siri

DAMASK- I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan, planifikon të shkojë në Damask për të biseduar rreth planit për armëpushim, të ndërmjetësuar nga vetë ai, muajin e kaluar.


Zëdhënësi i Ananit, Ahmad Favzi, tha se datat e sakta të udhëtimit të tij nuk janë caktuar ende. Ditën e djeshme, dhjetëra mijëra njerëz protestuan në provincat Alepo dhe Idlib të Sirisë kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Asad.


Trupat qeveritare hapën zjarr ndaj protestuesve duke vrarë të paktën një civil në Alepo. Kombet e Bashkuara thanë se mbi 9,000 persona kanë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare, në mars të vitit të kaluar.

(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie