Kofi Annan jep dorëheqjen
si i dërguari i paqes në Siri

Kofi Annan jep dorëheqjen <br />si i dërguari i paqes në Siri
Kofi Annan, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara si dhe Lidhjes Arabe, i cili prej muajsh është munduar të zgjidhë çështjen e Sirisë, ka paraqitur të enjten dorëheqjen e tij pasi plani i paqes prej gjashtë pikash, nuk funksionoi. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon.

Ky i fundit u shpreh se, Annan e kishte njoftuar "rreth qëllimit të tij për të mos rinovuar mandatin" i cili përfundon në fund të gushtit.

Frustrimi i Kofi Annan erdhi gjithnjë në rritje, sidomos pas gjithë përpjekjeve për të pasur qoftë një armëpushim të konfliktit, i cili filloi si kryengritje paqësore kundër presidentit Bashar al-Assad 17 muaj më parë dhe përfundoi në luftë civile.

Pavarësisht bisedimeve me presidentin Assad rreth planit të paqes të ndërmjetësuar nga Kofi Annan, më shumë se katër muaj më parë, Siria nuk ka zbatuar asnjë nga pikat e këtij plani.

"Fatkeqësisht, spiralja e dhunës në Siri po vazhdon", tha zoti Ban Ki-Moon në deklaratën e tij, ku njoftoi dorëheqjen e zotit Anan. "Dora e ofruar për të ndaluar dhunën në favor të dialogut dhe diplomacisë , nuk është pranuar, edhe pse ajo ende mbetet shpresa më e mirë për popullin e Sirisë".
(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0