NEW YORK- Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë.
 
Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”.
 
Ish-shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë “neutrale” ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bën një analogji me, siç thotë ai, “intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës”.
 
Libri autobiografik botuar në New York përshkruan tetë vitet e Annan në postin e shefit të organizatës botërore, që nuk ishin pa sfida për të dhe paqen ndërkombëtare.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)