E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, këngëtarja Parashqevi Simaku është rikthyer në vëmendjen e publikut.
Një foto e rrallë tregon se ndryshe nga këngëtaret e ditëve të sotme, ajo nuk mund të quhet se ishte edhe aq e privilegjuar në atë kohë.
Parashqevia edhe dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist, në kulmin e karrierës, ishte thirrur në zbor. Një foto e rrallë me koleget Rita Ndoci dhe Ema Ndoja e mikesha të tjera, e vitit 1988, tregon se këngëtaret nuk kishin privilegje të shumta.
'Tek fotoja lart Parashqevia dhe unë kemi qenë të ftuara për koncert në Korçë, në pallatin e sportit. Fotoja në zbor me Parashqevinë, Emën, Albana Micin, Mim Marjanaku dhe vajza të tjera tregon se ne kemi qenë në zbor si të tjerët, pasi ishte njëri nga tre komponentet mësim, punë, kalitje. Të mos bëjë zborin ngelje në klasë.
Pjesëmarrja në zbor ka qenë detyrim. Privilegje lehtësira kemi pas shumë si Parashqevia dhe unë. Unë nganjëherë nuk vishja xhaketën e zborit sepse ishte shumë vapë. Unë nuk kam mbajtur kurrë pushkë, e ngarkesa të tjera, nuk kam marrë pjesë në stervitjet që bënim. Bëja gallatë sa kam mundur pasi me trajtonin si kolege profesorët dhe zyshat, pasi isha e famshme me artin tim. Në darkë Parashqevia dhe unë bënim koncert, këndonim, unë bëja humor', shkruan Rita Ndoci.