Jennifer Aniston ka refuzuar ftesën e Brad Pitt për të darkuar së bashku. Aktori e ka ftuar yllin Aniston, por kjo e fundit i ka thënë jo ftesës së ish-bashkëshortit të saj.

Brad e la disa vite më parë Aniston për aktoren Angelina Jolie. Mësohet se Aniston sipas një burimi për revistën britanike’’Heart’’, e ka falenderuar Pitt për ftesën, por e refuzuar me justifikimin se nuk kishte kohë.

“Kanë pasur një bisedë të shkurtër bashkë.”- ka rrëfyer një dëshmitar për revistën britanike “Heat”.

Jennifer është e martuar me aktorin Justin Theroux, dhe po të takohente Brad do të ishte një fyrje për bashkëshortin e saj, ka raportuar ‘’Heart’’. Ajo është e lumtur me martesën e saj. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com