Kokëdhima thotë se kushtetuesja është ndikuar politikisht, por një koment të detajuar, thotë ai, se do ta bëjë kur të dalë vendimi i arsyetuar.
“Sot Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së PD për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit tim të Deputetit. Nuk do të bëj asnjë koment rreth vlerësimeve tona për integritetin e Gjykatës, profesionalizmin apo për influencimin e saj në këtë proces tërësisht politik, qysh në nisjen e tij 2 vjet më parë. Do te presim vendimin e arsyetuar, për të kuptuar më mirë dhe plotësisht natyrën e këtij gjykimi”, shkruan Kokëdhima.
Ai thekson se pavarësisht heqjes së mandatit, rruga për të në politikë nuk përfundon këto.
“Në këto orë, kam marrë qindra mesazhe nga të gjitha anët e Shqipërisë, por veçanërisht nga socialistët e bazës dhe mbështetësit e Partisë Socialiste, nga miqtë dhe të njohurit e mi. I falenderoj nga zemra për solidaritetin e treguar. Me apo pa mandat Deputeti, unë do të punoj pa u reshtur për Ju dhe për një Shqipëri më të mire. Gjithë jetën time kam punuar me pasion për nje jetë më të mirë jo vetëm për familjen time. Rruga ime në politikë nuk mbaron këtu. Ajo është vetëm në fillimet e saj”, shkruan Kokëdhima disa orë pas shpalljes nga Gjykata Kushtetuese të papajtueshmërisë së mandatit të tij.
Redaksia Online
Shqiptarja.com