Kokëdhima: Berisha je një
hiç, jep llogari për akuzat

Kokëdhima: Berisha je një<br />hiç, jep llogari për akuzat
TIRANE- Pas 20 vjetësh akuzash, kundërakuzash dhe përballjeje në distancë me njëri-tjetrin, deputeti socialist Koço Kokëdhima, dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i janë drejtuar në sy njëri-tjetrit dje në sallën e Kuvendit. Duke hedhur një lumë akuzash në drejtim të Kokëdhimës dhe duke treguar nëpërmjet faqes të gazetës “RD” atë që Berisha e ka quajtuar “kështjella” e Koços, ish-kryeministri e ka detyruar deputetin socialist, që pas 9 muajve të thyejë heshtjen dhe t’u përgjigjet akuzave. Berisha i ka kërkuar Kokëdhimës të japë llogari për pronat që sipas tij, Kokëdhima dhe familja e tij kanë ngritur në fshatrat e bregdetit në jug.

“Keni filluar prishjet dhe nuk po ndaleni. Sot në Xarrë, 500 fshatarë akuzojnë Kokëdhimën dhe Ramën se duan t’i marrin tokën. Shkoni në Himarë dhe shikoni kullat binjake që ka ngritur. Por ta keni të qartë se nëse banorëve në Himarë dhe Xarë do t'u preket një fije flokut, dyshja Rama-Kokëdhima do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Berisha.

Kokëdhima ka kërkuar fjalën për t’u përgjigjur, por nënkryetari i Parlamentit, Vangjel Dule, e ka refuzuar dhe kjo ka revoltuar deputetët e majtë, të cilët kanë kërkuar që “rregulli i përjashtimit Berisha” të respektohet për të gjithë. “Zoti nënkryetar i Kuvendit dhe drejtues i seancës, në emër të mazhorancës kemi pranuar shkeljen e rregullores që depueti Berisha në mënyrë  periodike ka bërë në këtë parlament. Berisha të thotë se paratë e Koço Kokdhimës janë marrë nga kryeministria dhe ju të mos i jepni fjalën? Kjo është minimumi që duhet të bëni”,- ka thënë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi për drejtuesin e seancës Dule.

Deputeti socialist Bashkim Fino, ka akuzuar Dulen se duke vepruar në këtë mënyrë i jep privilegje Berishës, ndërsa nënkryetari i Kuvendit i ka dhënë fund debateve me socialistët, duke i dhënë fjalën deputetit socialist. Dhe kështu Kokëdhima për herë të parë pas emerimit në Kuvendin, pas zgjedhjeve të 23 qershorit ka marrë fjalën nga foltorja. Ai e ka quajtur të turpshme përbaltjen dhe dashakeqësinë që Berisha ka treguar gjithmonë ndaj punës dhe kompanive të tij dhe ka shpjeguar çështjen e pronave në bregdet për të cilat akuzohet. “Për vite dhe vite ky zotëri ka bërë qindra shpifje dhe përgojime për punën time dhe të kompanive të mia. Sot përmend gjëra me të cilat s’kam asnjë lidhje.

Në bregdet jetojnë njerëzit e mi, kushurinjtë, vëllezërit, njerëz të mbiemrit tim. Nuk them as që më dëgjojnë, as që nuk më dëgjojnë, se ata bëjnë jetën e tyre”, - ka deklaruar nga foltorja e kuvendit deputeti Kokëdhima. Duke e krahasuar me gratë e liga për mënyrën se si ka paragjykuar këdo që ka pasur përballë në gjithë këto vite, deputeti socialist i ka kujtuar ish-kryeministrit Berisha se gjithë këto vite ka përfituar nga dobësitë dhe përçarjet e së majtës. “Tani mbaroi koha jote. Përballë të majtës së bashkuar, t’i je një hiç.”,- deklaroi Kokëdhima. “Kam 20 vjet që përballem me Berishën dhe Nanon”, shto ai. Akuzat mes Berishës dhe Kokëdhimës kanë vijuar edhe për çështjen e naftës, ku ish-kryeministri e ka quajtur ”të çmendur” deputetin socialist pas naftës.

“Ju s’e dini, por Koço Kokëdhima është i çmendur pas naftës. Pasi shtriu kthetrat me Endri Pukën, tani kërkon që të bëjë edhe kontrabandën. Ai kërkon që të vjedhë kudo: në tokë, në det në ajër”, ka akuzuar duke drejtuar gishtin, Berisha. I revoltuar për mënyrën e komunikimit nga ish-kryeministri dhe akuzat e pavërteta, Kokëdhima ka bërë të qartë se nuk është e largët dita në të cilën Berisha do të japë llogari për gjithçka që ka bërë.

“Zotëria i mori pasuritë e naftës popullit shqiptar dhe vetëm 3 milion euro ka përfituar populli shqiptar në 8 vjet të qeverisë Berisha. Ndërkohë që me ne vetëm në 3 muaj janë derdhur në arkat e shtetit 5 miliona euro. Mua mos m’u drejto me gisht dhe mos më bëj shantazh se nuk jam nga ato që trembem. Do të japësh llogari për gjithçka”, tha Koço Kokëdhima. 

Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja