TIRANE- Pasi u përballën dy javë më parë “sy më sy”, mbas 20 vjetësh akuzash në distancë mes tyre, deputeti demokrat Sali Berisha dhe ai socialist Koço Kokëdhima janë bërë sërish pjesë e debateve në seancën e djeshme. Ka qenë ish-kryeministri Berisha i cili edhe pse në përfundim të kohës së tij në foltoren e Kuvendit, ka akuzuar Kokëdhimën për presionin, që sipas tij deputeti i PS-së ka ushtruar ndaj një hajduti ikonash për shitjen e njërës prej tyre.“Koço të këshilloj të mos vjedhësh.
U akuzove në gjykatën e Tiranës dje se ke zhdukur ikonat bashkë me gjysmën tënde tjetër, i cili nga Fatos Nano u shpall hajdut, si njeri që shet ikonat e vjedhura në Paris.”-tha Berisha. Ish-kryeministi ka akuzuar gjithashtu deputetin socialist për regjistrimin e boteve bosh në objektet e naftës, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomike shtetit. Ndërkohë, deputeti Kokëdhima e quajti të turpshme retorikën e Berishës, duke e krahasuar atë me gjuhën e përdorur në mitingje. Sipas tij, retorika e përbaltjes së kundërshtarit ka qenë një sindromë që e ka shoqëruar përgjatë 25 viteve, që Berisha dhe Nano,kanë qeverisur vendin.
“Thelbi i sjelljes së këtij zotërisë është të kthejë Parlamentin në një gjyq publik të kundërshtarëve. Sjelljet e tua Sali, janë bërë argëtuese për mijëra të papunë. Qeverisja jote 25-vjeçare bashkë me Fatos Nanon e çoi Shqipërinë në këtë situatë katastrofike që është sot.”,-deklaroi deputeti socialist.
Akuzave të naftës Kokëdhima ju përgjigj duke i kujtuar ish-kryeministrit batërdinë që ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë me pasurinë e popullit dhe shtetit.“Nga kontrolli i qeverisë në industrinë e naftës janë vërejtur shifra skandaloze. Vetëm akciza dhe taksa të fshehura nga ky mashtrim, janë 80 milionë dollarë në vit mungesë në buxhetin e shtetit që janë vjedhur nga njerëzit me të cilët ndante interesa Sali Berisha”-u shpreh deputeti Kokëdhima.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com