Kokëdhima sfidon Asamblenë 
afate të reja për zgjedhjet në PS

Kokëdhima sfidon Asamblenë <br />afate të reja për zgjedhjet në PS
TIRANE- Veç vendosjes mbi të tjerët duke hartuar strategjinë e strukturimit të PS-së, Koço Kokëdhima ka dalë mbi Asamblenë Kombëtare të PS-së edhe sa i takon afateve të procesit zgjedhor brenda partisë. Ndryshe nga ç’ka miratuar Asambleja gjatë mbledhjes së saj në 18 korrik 2015, deputeti i Vlorës, argumenton se këto afate janë të paarsyeshme, ndaj duhet një program i ri, të cilin ai e ka përgatitur në detaje. “Unë propozoj një planifikim realist dhe të mundshëm, ndryshe nga afatet që parashikohen nga Asambleja Kombëtare, të cilat nuk duken të jenë realiste dhe të mundshme” - sqaron Kokëdhima.

Afatet sipas Kokëdhimës parashikojnë që deri më 1 Nëntor 2015 të përgatiten manualet, procedurat, standardet, planet e veprimit dhe grupet e punës për zbatimin e programeve reformuese; miratimi i Grupeve të Punës në nivel OS. Në këtë kohë sipas Asamblesë së PS-së duhet të kishte përfunduar rifreskimi i anëtarësisë. Kokëdhima vijon se deri 15 Nëntor duhet bërë trajnimi i Shtabit të Reformës në nivel Bashkie; trajnimi i Grupeve të Punës në nivel OS; miratimi i planeve të veprimit përkatës për zbatimin e programeve reformuese.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal