Kokëdhima sulmon Dulen, reagon
kreu i PBDNJ: Jo dialog me krimin

Kokëdhima sulmon Dulen, reagon<br />kreu i PBDNJ: Jo dialog me krimin
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima sulmon kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule duke e cilësuar të korruptuar.
 
Nga Vlora, ku mori pjesë në takimin me anëtarësinë socialiste në prani të kryeministrit Rama, Kokëdhima akuzoi Dulen se merrte pjesë në pushtet me doganierë, drejtorë, instruktorë taksash, kontrollorë e zv/ ministra.
 
Socialisti deklaroi se aleati në qeverisje, kreu i PBDNJ-së asnjëherë nuk u përfshi në marrëveshje në të mirë të publikut dhe zhvillimit të zonës.
"Ai ka fituar dhe qeverisur atje në mbështetje të socialistëve të minoritetit. Me të fituar komunat PBDNJ tradhëtonte dhe linte rrugëve socialistët dhe të gjithë votuesit e tjerë. Dulja mori një parti të rëndësishme nga Melo, por e çbëri dhe e shkriu këtë parti duke lënë prapa vetëm shijen e hidhur të zhgënjimit dhe të tradhëtisë. Partia e tij ka qenë në koalicion me qeverinë shumicëse sa herë. Ai kurrë nuk mbështeti interesat e minoritetit. Në çdo moment ai merrte pjesë në pushtet me doganierë, drejtorë patentash, instruktorë taksash, kontrollorë e zv/ ministra që punon për interesa e Dules por asnjëherë nuk u përfshi në marrëveshje të mira me publikun dhe për zhvillimin e zonës. Për këto arsye PS në Finiq nuk e mbështeti më tej Dulen, mbështeti Leonidha Kriston dhe fitoi sëbashku me MEGA", deklaroi Kokëdhima nga Vlora.
 
Deputeti socialist komentoi edhe largimin e PBDNJ-së së Vangjel Dules nga koalicioni i majtë.
“Gjatë këtyre muajve, ne kemi mirëpritur në PS shumë njerëz që e braktisën partinë e Dules. Ai ka qeverisur në komunat e minoritetit për shumë vite, me mbështetjen e socialistëve. Dulja e zhbëri dhe shkriu partinë duke lënë mbrapa shijen e hidhur të zhgënjimit”, tha deputeti Kokdhima.
 
I menjëhershëm ishte reagimi i Dules i cili, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat refuzon t'i kthejë përgjigje Kokëdhimës.
 
"Të dialogoj me krimin nuk e kam bërë kurrë, as në jetën time private dhe as në atë publike, aq më tepër, nuk pranoj ta bej një gjë të tillë me kryekeqbërësin e Jugut dhe mbarë vendit Kokëdhima”, nis reagimi i Dules.
 
“Fakti se sulmi ndaj meje u artikulua në prani të Kryeministrit, më detyron që t’i shpjegoj zotit Rama se nuk është faji im që prania dhe fjala ime politike i kujton atij vizionin që bashkërisht u prezantuam dhe premtuam për vite më radhë qytetarëve dhe shoqërisë, vizionin për shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale, mirëqënien dhe barazinë. Por që për fat të keq, më përgjegjësinë e plotë të tij, pasi e përshtati me kutinë e Koços së tij, po ua kthen atyre që na besuan me autokraci, klientelizëm, hajdutëri dhe mjerim”,shprehet në reagimin e tij kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois