“Zoti Duka kandidon me PR. Është një sprovë shumë e vështirë e tij. Besoj që do të jetë edhe një rëndesë e kësaj qeverisjeje, por edhe PR, të cilën përfaqëson zoti Duka. Nuk besoj që dëmet ndaj koalicionit të majtë do të vijnë nga individë të veçantë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë qarkun.
Me gjithë konsideratën që kam, do të thosha për zotin Malaj dhe shumë personazhe të tjetër që nuk janë më pjesë e këtij ekipi, unë do thosha që ata shumë shpejt do bëhen objektivë e do të largohen nga emocionet e fjalës.
Mendojnë që janë gjendur të tradhtuar, por unë besoj që ata shumë shpejt do të bëhen pjesë e këtij ekipi të madh për të drejtuar vendin në 16 vitet e ardhshme. Unë besoj 23 qershori nuk është zgjedhje vetëm për 4 vjet”, tha Koka. Duke përsëritur thuajse të njejtën frazë të kreut të PS Rama që tha se të gjithë të larguarit do jenë me të majtën pas 23 qershorit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)