Koka i bie kryebashkiakëve me 500
mijë lekë gjobë për plehrat, ja emrat
PDF/Lista e plotë me emrat e gjobitu

Koka i bie kryebashkiakëve me 500<br />mijë lekë gjobë për plehrat, ja emrat<br />PDF/Lista e plotë me emrat e gjobitu
TIRANË – Lefter Koka, Ministër i Mjedisit, ka gjobitur me nga 500 mijë lekë të reja, një numër relativisht të madh kryebashkiakësh dhe kryekomunarësh të vendit për faktin se nuk e kanë vënë ujin në zjarr për të pastruar qytetet e komunat nga mbeturinat dhe menaxhuar vendet e hedhjes së tyre.  Për më tepër, Koka është treguar i ashpër duke i paralajmëruar se do kërkojë shkarkimin e tyre për papërgjegjshmërinë e treguar.
 
Kjo masë e Mjedisit vjen në një kohë kur Qeveria është angazhuar maksimalisht për pastrimin e territorit nga veriu në jug, veçanërisht në zonat bregdetare, duke angazhuar edhe ushtrinë, edhe qytetarët; duke nisur dezinsektimin nga mishkonjat dhe insektet e tjera për herë të parë që pas rënies së diktaturës.
 
Në këtë këndvështrim, Koka iu ka dërguar një njoftim zyrtar, krerëve lokalë që më 20 mars 2014 , kokë për kokë, për t’i kujtuar se “kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ.”
 
Letra e dërguar e ka edhe argumentimin : “Referuar gjëndjes së rëndë të mbetjeve në vend dhe përgjegjësive që jep legjislacioni, ju informojmë se Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve dhe Ujrave prej datës 15 prill 2014, nisi inspektimin e zbatimit të ligjit  “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
 
Sipas kontrollit të bërë nga Inspektoriati Shtetëtor i Mjedisit Pyjeve dhe Ujrave në mbarë vendin rezultoi që disa drejtues komunash dhe bashkishë të vendit kanë kryer marrjen e masave për menaxhimin e integruar të mbetjeve, por shumë komuna dhe bashki të tjera nuk kanë marrë asnjë masë në zbatim të këtij ligji dhe për këtë arsye janë ngarkuar me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë drejtuesit e këtyre njësive duke i penalizuar me gjoba në vlerën 500 000 lekë të reja.”
 
Por, siç thuhet më tej në shkresë, edhe pse janë gjobitur, bie në sy fakti se asgjë nuk ka mbaruar, “pasi këto kontrolle dhe penalizime nuk kanë përfunduar por janë në proces të vazhdueshëm pasi në rast se kjo situatë do të përsëritet, Ministria e Mjedisit do të reagojë duke i propozuar Këshillit të Ministrave që të kërkojë shkarkimin e kryetarit të njësisë për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.”

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës