Koka letër kandidatëve për bashki:
Sillni program të qartë për mjedisin

Koka letër kandidatëve për bashki:<br />Sillni program të qartë për mjedisin
Ministi i Mjedisit, Lefter Koka me anë të një letre të hapur u është drejtuar të gjithë kandidatëve për kryetarë të njësive vendore në të gjithë shqipërinë që në në programet e tyre të përfshijnë edhe përmirësimin e situatës së mjedisit që shtrihet në territorin që ata do të administroni.  

“Dëshiroj që në fushatën Tuaj të sillni përpara qytetarëve programe të qarta se si do e kryeni Ju përmbushjen e detyrimit ligjor; se cili është vizioni Juaj për të siguruar një mjedis të pastër e të shëndetshëm”
, ka shkruar Koka në letën e tij.
 
Duke qenë se pushteti vendor është i lidhur drejpërdrejt me shqetësimet e qytetarëve, ai u solli atyre në vëmendje se mjedisi është faktor jetik i jetës së qytetarëve dhe një bazë e shëndetit dhe e standarteve të jetesës së qytetarëve.

Gjatë letrës ai u sjell në vëmendje të gjithë kandidatëve që të shikojnë legjislacionin dhe atë që ai parashikon për mjedisin. “Legjislacioni mjedisor parashikon një sërë fushash ku kërkohet veprimi i pushtetit vendor. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të sjell përpara Jush detyrimet në menaxhimin e integruar të mbetjeve si dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit në zonat që ju do administroni”, ka thënë Koka. 
 
Më tej ai ka theksuar se duket një bashkëpunim dhe një punë shumë e madhe për të përmirësuar mjedisin që na rrethon pavarësisht bindjeve apo spektrit politik sepse sipas tij mjedisi nuk i përket asnjë spekteri politik por të gjithë shqiptarëve.
 

Më poshtë letra e plotë e Ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Drejtuar:   Kandidatëve për Kryetarë të Njësive Vendore në Republikën e Shqipërisë.    
Lënda:   Letër e hapur
Të nderuar kandidatë për drejtues të qeverisjes vendore,
Me 21 qershor 2015, shqiptarët do shkojnë drejtë qendrave të votimit për të kryer obligimin e tyre qytetar dhe për të votuar për të ardhmen e qytetit, fshatit, apo zonës në të cilën ata banojnë. Pushteti vendor është i lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me cdo aspekt të jetës së qytetarit, fshatarit, fermerit, të riut dhe të moshuarit. Ai i prek më nga afër nevojat jetike të gjithësecilit dhe është i privilegjuar të shërbejë në mënyrën më të drejtëpërdrejtë, por sikurse ka edhe përgjegjësinë të ofrojë zgjidhje për shqetësimet që ka banori dhe familja e tij, në zonën ku ai banon. Duke marrë në konsideratë këtë moment tejet të rëndësishëm për mbarë vendin, dëshiroj të sjell në vëmëndjen Tuaj rëndësinë e mjedisit, si faktor jetik në jetën e shqiptarëve, si baza e shëndetit publik dhe i standarteve të jetesës së qytetarëve. Për këtë arsye ju nxis publikisht që në programet që Ju keni filluar të shpalosni përpara qytetarëve, duhet të përfshini dhe përmirësimin e situatës së mjedisit që shtrihet në territorin që Ju do të administroni.Me përgjegjësinë e Ministrit të Mjedisit besoj se është në dinjitetin dhe profesionalizmin Tuaj kthimi i vëmëndjes drejt mjedisit, pasi në mbarë vendin ai përbën një rëndësi jetike dhe ndikon jo vetëm në zonat rurale por edhe deri brenda shtëpive të familjeve në zonat urbane. Mjedisi prek shkollat dhe kopshtet ku shkojnë fëmijët tanë, spitalet, vendet e banimit dhe të punës, dhe cdo ambient ku shpenzojmë kohën e lirë apo jetën sociale. Në këtë kuadër do doja të sjell në vëmendjen tuaj se legjislacioni mjedisor parashikon një sërë veprimesh që duhet të ndërrmerren nga pushteti vendor për të siguruar për qytetarët që do të qeverisni një cilësi jetese më të mirë. Legjislacioni mjedisor parashikon një sërë fushash ku kërkohet veprimi i pushtetit vendor. Në mënyrë të veçantë dëshiroj të sjell përpara Jush detyrimet në menaxhimin e integruar të mbetjeve si dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit në zonat që ju do administroni. Sjell në vëmëndjen Tuaj, se kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ” (referuar Ligjit 10463 dt.22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” pikës 12 të nenit 21). Gjithashtu komunat dhe bashkitë, në fushën e infrastrukturës dhe të shërbimeve publike realizojnë grumbullimin, largimin dhe përpunimin e mbeturinave dhe në mëbështetje të Ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”   gërmën “c” të  pikës 3 të nenit 10. Nisur nga kjo dëshiroj që në fushatën Tuaj të sillni përpara qytetarëve programe të qarta se si do e kryeni Ju përmbushjen e këtij detyrimi ligjor; se cili është vizioni Juaj për të siguruar një mjedis pastër e të shëndetshëm. Në disa nga qytetet e mëdha të vendit ka probleme dhe me cilësinë e ajrit. Sigurisht që Ministria e Mjedisit në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Energjetikës e Industrisë dhe Ministrinë e Transportit po ndërrmarrin një sërë hapash për të reduktuar shkarkimet në ajër, por legjislacioni parashikon që një rol të rëndësishëm në këtë proçes luan dhe pushteti vendor. Referuar gjëndjes aktuale dhe përgjegjësive që ju jep legjislacioni i përmëndur më lart,  kërkojmë nga ana Juaj një këndvështrim serioz në lidhje me mjedisin, duke kuptuar që ju duhet të jeni aktor aktiv në përmirësimin e këtij mjedisi, duke ofruar strategji për zgjidhje konkrete, dhe për ti zbatuar këto strategji pas mandatimit tuaj. Ne trashëguam një mjedis i cili lë shumë për të dëshiruar. Në këto dy vite qeverisjeje, Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë po punon në shumë drejtime për të përmirësuar situatën e gjetur. Dëshiroj t’Ju kujtoj rehabilitimin e disa nga zonave tërësisht të shkatërruara nëpërmjet mbjelljes së 2.5 milionë fidanëve; rigjenerimin e faunës së egër për shkak të moratoriumit 2 vjeçar të gjuetisë; mbylljen e furrave të paligjshme të gëlqeres që ushtronin veprimtarinë e tyre në zonën e Krujës, masat administrative që janë marrë ndaj bisnese që nuk respektonin legjislacionin mjedisor, etj. Puna jonë tregon se nëse vërtet punohet dhe ka frymë bashkëpunimi ne kemi edhe shpresën për të përmirësuar mjedisin që na rrethon dhe që na e ka ofruar natyra shqiptare. Ju kujtoj që ne nuk mund ta ndryshojmë të shkuarën, por mund të punojmë së bashku për ndërtuar të ardhmen.I apeloj të gjithë kandidatëve, qofshin ata të majtë, të djathtë apo të pavarur, le të jetë kjo fushatë zgjedhore për pushtetin vendor një fushatë model duke trajtuar me seriozitet problemet e mjedisit, dhe të mos trajtohen vetëm si premtime, por të bëhen propozime konkrete dhe të ofrohen zgjidhje pas 21 qershorit.
Mjedisi nuk i përket asnjë spekteri politik por të gjithë shqiptarëve.Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju siguroj që Ministria e Mjedisit, pas 21 qershorit, do jetë në krahun tuaj, duke punuar së bashku për të siguaruar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë shqiptarët.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën