Koka: Parku Divjakë–Karavasta, do të shndërrohet në një destinacion elitar të turizmit


 
TIRANË, 4 Korrik/ATSH/-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i shoqërura nga deputeti Erjon Braçe dhe kryetari i Bashkisë së Divjakës, inauguroi sot fillimin e punimeve në Parkun Kombëtar Divjakë -Karavasta.
Në fjalën e tij, Koka theksoi se shtigje të reja do të hapen dhe do të mirëmbahen, do të pastrohet e gjithë sipërfaqja e parkut, do të vihen stola dhe kosha për mbetjet.
"Do të ndërtohen edhe tri kulla vrojtimi për të pasionuarit pas shpendëve. Gjithcka me qëllimin për ta shndërruar këtë pasuri të natyrës në një zonë të aksesueshme për të gjithë", deklaroi ministri gjatë prezantimit të projektit për rehabilitimin e kësaj zone.
Kreu i Ministrisë së Mjedisit shtoi se në përfundim të rehabilitimit, Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta do të shndërrohet në një destinacion elitar të turizmit shqiptar./a.gegvataj/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës