Koka prezanton Florian Salin 
administrator të zonës së Ksamilit

Koka prezanton Florian Salin <br />administrator të zonës së Ksamilit
SARANDË - Kryetarja e Bashkisë së Sarandës Florjana Koka ka prezantuar Florian Salin si administrator të njësisë së re të Ksamilit.

Do ta veçoja këtë si një moment shumë të rëndsishëm të bashkisë së re të Sarandës ku tashmë Ksamili i shtohet si një vlerë Sarandës, me të gjithë territorin e saj me vlerat njerëzore edhe me potencialet e veta ekonomike dhe turistike.

Ky është një nga hapat e parë të mëdhenj edhe të formatimit të funksionimit të bashkisë së re të Sarandës, ka thënë kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka.  
 
“Unë do mundohem që me impenjimin tim maksimal por duke shfrytëzuar gjithë forcat dhe gjithë faktorët dhe aktorët në gjithë këtë shtrirje gjeografike për të realizuar dhe për të impenjuar dhe për t'i dhënë një sukses sa më ta madhe në rrugën e re kryetares së bashkisë dhe gjithë njësisë administrative. Në suport të gjithëçkaje do të impenjohem me stafin dhe me burimet njerëzore që ne do të kemi këtu për të qenë të përkushtuar në detyrën tone
”, - ka thënë administratori i njësisë së re të Ksamilit, Florian Sali.
 
Kryebashkiakja e Sarandës Floriana Koka ka sqaruar më tej edhe faktin se si do të operohet tashmë nga kjo njësi administrative në kuadër të bashkisë Sarandë.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori