Takimi u zhvillua në komunën Pustec në prani edhe të kryetarit të komunës Edmond Themelko.
Pas takimit Ministri Koka dhe Bach zhvilluan një vizitë të përbashkët në Rezervën Ndërkufitare Biosferë Ohër-Prespë ku Ministri i Mjedisit e njohu Sekretarin e Përgjithshëm të UNECE-s, Bach me bukuritë natyrore të liqeneve të Prespës.
Ministri Koka kërkoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e UNECE për të ruajtur dhe për të pasuruar florën e faunën në liqenet e Prespës.
Nga ana e tij, Christian Friis Bach siguroi Ministrin Koka se ka suportin e OKB-së, për të arritur objektivat që qeveria shqiptare ka në fushën e zhvillimit të mjedisit.