Në fotot e siguruara nga A1Report 35-vjeçarja shfaqet e gëzuar në foto sëbashku me miqtë dhe familjarët e saj, në një imazh krejt ndryshe nga ajo e Pranverës të përfshirë në trafikun e drogës.
(Foto 1:Imazhi që posedon policia për 35-vjeçaren/ Foto 2: Pranvera Aga Ebeling në jetën e përditshme) Foto të tjera
Pozicioni i Pranverës përballë drejtësisë rëndohet nga ora në orë sipas informacioneve të siguruara nga A1 Report, për të renë shqiptare me pasaportë gjermane e cila tashmë ka humbur gjurmët në Shqipëri. Por ajo kërkohet zyrtarisht nga autoritetet gjermane të cilët kanë përcjellë dhe një urdhër ndalimi për të palës shqiptare.
Foto të tjera
Shqiptarja tashmë pritet të merret në pyetje për rolin e saj në organizatën e zbuluar, pasi ajo udhëtonte shpesh nga gjermania drejt Shqipërisë dhe anasjelltas dhe hetuesit mbi të gjitha duan të dinë se çfarë informacionesh ka Ebeling në lidhje me trafikun e kokainës që rezulton të jetë organizuar nga bashkëjetuesi i saj.
Në nivel ndërkombëtar ka nisur kërkimet dhe për Genci Xhixhën shqiptarin rezident në kibë, i cili mundi t’i shmangej arrestit të dhënë nga prokuroria e krimeve të rënda, ndërsa dyshohet se xhixha krijonte kontaktet me kolumbianin për furnizimin me drogë, po sot Interpol Tirana ka kërkuar ndihmë nga homologët për arrestimin e tij.
Foto të tjera
Prokuroria e Krimeve të Rënda po ashtu po kompleton analizat për substancën e dyshimtë të gjetur në thasët e sekuestruar në laboratorin e Elbasanit, që besohet se janë thjesht përzierës deri më tani përdorur për nxjerrjen e drogës.
Deri më tani zyrtarisht sasia e kokainës sekuestruar në operacionin “Xibraka” rezulton të jetë 97.1 kg, por kjo sasi mund të jetë më e madhe deri në përgjigjen zyrtare se çfarë përmbajnë thasët e gjetura me përzierës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)