Kokaina, babai i Arbër Çekaj:
Djali im s'ka lidhje me akuzat

Kokaina, babai i Arbër Çekaj:<br />Djali im s'ka lidhje me akuzat<br>
Selim Çekaj, babai i Aber Çekaj që është akuzuar për transportin e kokainës së ardhur nga Kolumbia, ka folur për gazetarin e Report Tv.

Kompania “Arbri Garden” ka porositur kontenierin me 613 kg kokainë nga Kolumbia, krahas bananeve. Biznesmeni Arbër Cekaj, pronari i kompanisë, ka rezultuar me sinjal alerti në sistemin tonë kufitar si dhe për agjencitë e huaja si i dyshuar për trafik.

Selim Çekaj është shprehur se djali i tij nuk ka lidhje me akuzat që i janë bërë. Selim Çekaj theksoi se asgjë nuk është vërtetuar deri më tani dhe se djali i tij nuk ka lidhje me këto akuza. Djali i tij nuk është një tregtar kokaine. Selim Çekaj ndodhet brenda magazinës, ata nuk po merren me kamionin por me disa punë të tjera që po kryejnë te magazina.

Sasia e kokainës 613 kg është çuar në laboratorin shkencor të Gardës së Republikës. Në Maminas ndodhet vetëm kontenieri, ekspertët kanë marrë provat e nevojshme por kontenieri mbetet vetëm një provë materiale. Kamioni dhe kontenieri do të bllokohen e të sekuestrohen.

Pritet të kontrollohen edhe dy kontenierë të tjerë në Portin e Durrësit, që Arbër Çekaj furnizon me babane. Po vijojnë hetimet edhe për persona të tjera.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje