Dërgesat janë kryer përmes agjencisë doganore ‘Panjiva’, ndërsa nuk është konfirmuar që ndonjë nga importet e mëparshme ka pasur dërgim droge. “Panjiva organizon dhe indekson të dhëna të marra nga burime të treta të ndryshme, kryesisht agjenci doganore, por gjithashtu burime të informacionit tregtar si Dun& Bradstreet, ZoomInfo, dhe Kompass. Platforma e Panjiva grumbullon këto burime të ndryshme të dhënash për të prodhuar informacion mbi kompani dhe agjentë të tjerë angazhuar në tregti ndërkombëtare”- thuhet në faqen e ‘Panjiva’, e cila ka dhënë edhe informacionin për ‘Arbri Garden’.
Pra, janë plot 97 dërgesa nga kompania ‘Arbri Garden’ drejt Shqipërisë, kompani që njihej për tregun e reklamave, të luleve, ishte me disa funksione, por kryesorja ishte ajo e frutave ekzotike, kryesisht e bananeve.
Ditën e sotme, është kapur sasia më e madhe e kokainës, e cila vinte nga Kolumbia, dhe nëse shitej në treg kapte vlerën e rreth 180 milionë euro. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë që porositi kokainën, Arbër Çekaj, i cili mësohet se ka pasur dijeni për trafikun e lëndës narkotike nga vendet e Amerikës drejt Shqipërisë.
Ndërkohë, vijon hetimet për të zbardhur skemën e plotë të këtij rrjeti të gjerë të trafikut të kokainës dhe kapjen e ‘kokave’ të trafikut, si dhe për të zbuluar nëse në ndonjë nga 97 dërgesat e mëparshme të kësaj kompanie është trafikuar lëndë narkotike. 
(Dokumenti që tregon se kompania mori 97 dërgesa nga Amerika e Jugut)
d.c./shqiptarja.com












