Kokaina,Kryemadhi paralajmëron
Ramën:Gjej avokat, nuk shpëton

Kokaina,Kryemadhi paralajmëron<br />Ramën:Gjej avokat, nuk shpëton<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas sasisë rekord të kokainës të kapur në Durrës. Kryemadhi shkruan në ‘Facebook’ se sasia prej 613 kg kokainë nuk do të kapej pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas saj, ndërkombëtarët paralajmëruan vetëm dy ditë më parë lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike, ndërsa kjo tashmë ka tmerruar kryeministrin Edi Rama. Më tej, Kryemadhi shton se vështirë se Rama do të shpëtojë këtë herë nga hetimet, që me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet kulte të tij me botën e errët të krimit.

Reagimi i plotë
Sa frikë paska sot Kryeministri i Drogës! Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë. Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmeruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike.

Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste. Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”.

Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit.

Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj