Kokaina në Durrës/Ambasada
e BE: Punë e paqme, vazhdoni luftën!
 

Kokaina në Durrës/Ambasada<br />e BE: Punë e paqme, vazhdoni luftën!<br>

 
Delegacioni i bashkimit Evropian në Tiranë, nëpërmjet një reagimi në Twitter, ka përgëzuar sot doganat dhe policinë shqiptare për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë mbi 100 milionë euro.

“Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit. Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar. Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit. Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës| - ka qenë reagimi i BE-së në Tiranë.

be

Përgëzimi i BE-së në Twitter për organet ligjzbatuese shqiptare

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH Evis Berberin

I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH Evis Berberin