Kokaina në Korçë, pranga 
kapos së grupit të Çobenëve

Kokaina në Korçë, pranga <br />kapos së grupit të Çobenëve
TIRANE- Reli i Voskopojës” që njihet ndryshe dhe një nga kapot e grupimit të “Çobenëve” në qytetin e Korçës është arrestuar për trafik droge nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Emri i vërtetë i tij është Vangjel (Aurel) Zguri, i cili prej shtatorit 2011 ka hapur dhe një kompani që object të saj ka investimet në ndërtime. Mirëpo nga një hetim i nisur prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit, emri i tij është interceptuar në përgjime telefonike.

Sipas prokurorisë, Zguri, ose siç njihet me nofkën “Reli i Voskopojës” ka pasur komunikime të shpeshta me disa persona nga Mamurasi, të cilët i kanë siguruar një sasi prej 28 kg hashash dhe 2 kg kokainë. Së bashku me të në operacionin e koduar “Udhëtimi” janë vënë në pranga dhe 9 persona të tjerë si Gjorgjo Gjoka, Platin Bodi, Adrian Lile, Leonard Qesari, Bujar Qesaraka, Enver Lika, Altin Kodra, Renaldo Thoma dhe Arben Shquta.  
 
Kur kanë nisur hetimet për këtë grup kriminal dhe kush i ka drejtuar këto hetime?
Në datën 06.03.2015, Prokuroria për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal për veprën penal “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Hetimi i procedimit penal ka filluar mbi bazën e një informacioni të datës 26.2.2015, nga Policia e Shtetit,në lidhje me aktivitetin e dyshuar kriminal të disa shtetasve për trafikimin e një sasie lënde narkotike jashtë Shqipërisë.

Shtetasit Adrian Lile dhe Gjorgjo Gjoka paraqiten në rolin e organizatorëve për trafikimin e një sasie lënde narkotike drejt Greqisë, ku përgatitjet për trafikimin, evidentohen se kanë nisur që në datën 24.05.2015, kur Adrian Lile, i thirrur ndryshe me emrin “Lelo” në bashkëpunim me shtetasin Gjorgjo Gjoka kanë kontaktuar personat të cilët do gjenin sasinë e lëndës narkotike dhe personat që mund të bënin transportin e lëndës narkotike brenda dhe jashtë vëndit. Lënda narkotike sigurohej në zoën e Mamurasit.

Si e kanë transportuar sasinë e drogës prej 28 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 kile kokainë?
Me datë 29.5.2015, Adrian Lile bashkë me shtetasit Bujar Qesaraka dhe Leonard Qesarin kanë hipur në automjetin “Mercedes Benz” me targë AA 823 LO, që drejtohej nga Adrian Lile dhe janë nisur në drejtim të Mamurrasit, ku në rrugën “Mihal Duri”, kanë blerë në një dyqan dy çanta të mëdha të zeza.

Pasi shtetasi Adrian Lile është kthyer nga Mamurrasi, bashkë me shtetasin Enver Lika kanë vazhduar lëvizjen drejt Elbasanit, ndërsa me një automjet tjetër Audi me targa AA 815 KR udhëtonin në të njëjtin drejtim, shtetasit Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka, ku dy automjetet kanë vazhduar rrugën në drejtim të Elbasanit e më pas drejt Korçës, ku gjatë udhëtimit në automjetin e drejtuar nga Adriani tashmë ndodhej edhe një person i tretë, identifikuar nga shtetasi Altin Kodra. Automjeti Mercedes Benz, me targë AA823 LO, i drejtuar nga Adrian Lile, ka hyrë në qytetin e Korçës dhe rreth orës 15.00, ka dalë sërish nga qyteti, në drejtimin Korçë-Pogradec, deri sa është ndaluar nga forcat e policisë në fshatin Vloçisht, ku dhe është bërë arrestimi i personave.

Në çfarë vendi është sekuestruar lënda narkotike?
Automjeti “Audi A4”, ka hyrë në qytetin e Korçës rreth orës 15.15, është parkuar nga drejtuesi i mjetit Leonard Qesari në një qendër tregtare, dhe të dy personat që ndodheshin në mjet, Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka, janë ulur në një lokal ku edhe janë arrestuar në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në bagazhin e tij 23 kg e 443 gramë lëndë narkotike të dyshuar si canabis sativa, të futura në 22 pako të mbështjella me natriban, siç rezulton edhe nga procesverbali i peshimit të lëndës. Ndërsa në Tiranë,janë kapur Gjorgjo Gjoka dhe Platin Bodi, ku i është gjetur sasia prej 4.6 gramë kokainë.

Po Vangjel Zguri që njihet si investues në qytetin e Korçës si u arrestua?
Në vijim hetimeve më datë 31.05.2015, në qytetin Korçë janë  kapur në flagrancë dhe arrestuar shtetasit Renaldo Thoma, Vangjel (Aurel) Zguri dhe Arben Shquta, të cilët ishin në proces të shkëmbimit të blerjes dhe shtijes të një sasie prej 2 kg kokainë.  Duhet theksuar se shtetasi Vangjel i njohur më parë si “Rreli i Voskopojes” është në kupolen e grupit të ”Çobenëve”, ndjekur për këtë aktivitet dhe vite më parë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë