Report Tv siguron detaje nga një operacion i DEA-s dhe Europol zhvilluar kundër një karteli ballkanik të trafikut të kokainës nisur në mars 2017 dhe finalizuar më 8 mars 2018.
Është kjo foto se si agjentët e Europol dhe DEA-s ndjekin në kohë reale operacion që zhvillohet në portin e Rijekas në Kroaci aty ku anija e mbërritur nga PANAMA do të shkarkonte skrap por në bordin e saj u gjetën dhe 100 kg kokainë. Operacioni i koduar "NANA" është finalizuar me prangosjen e 9 personave dhe është kryer në bashkëpunim me policitë eurpiane dhe ato të amerikës së jugut.

(16 pjesëtarët e DEA e EUROPOL ndjekin operacionin live për kapjen e 100 kg kokaine në Rijeka)

(100 kg kokainë e kapur në Rijeka)
Kjo foto duket se është përgjigja më e mirë se si Europol dhe DEA funksionojnë në ballkan apo në një operacion kundër grupeve kriminale që transportojnë kokainë nga Amerika Latine. Nëse Europol dhe DEA do ishin të përfshirë në operacionin “Last Snow” të zhvilluar në Shqipëri më 27 shkurt ku u kapën 613 kg kokainë, më e pakta ata do ta kishin publikuar si në këtë rast.

(Kokaina e kapur në kontenierin e Arbri-Garden, ardhur nga Kolumbia)
Po ashtu sasia e kapur në Shqipëri në kapanonin e “Arbri-Garden” në Maminas është 6 herë më shumë se ajo ku Europol dhe DEA janë përfshirë në Portin e Rijekas në Kroaci. Nga kjo foto janë plot 16 agjentë të përfshirë në operacion dhe një prej tyre me radio që komunikon në kohë reale me forcat në terren që ndodhen në terminalin e portit të Rijekës.
Ndërsa në Shqipëri për herë të parë makina e agjentëve të DEA-s u pa 3 ditë pas operacionit të ndodhur më 27 shkurt 2018, siç dhe shihni në këtë foto nga Porti i Durrësit.

(Makina e DEA-s në Portin e Durrësit, 1 mars 2018)
Nëse DEA dhe Europol do ishin përfshirë në operacionin Shqiptarë që para kapjes së kokainës më e paktë ky operacion do ishte pbulikuar në portalet e tyre zyrtare, do ta kishin ndjekur në kohë reale siç kanë bërë po në Ballkan jo më larg se 100 km në vijë ajërore nga Durrësi në rjeka të Kroacisë.
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO