Kokaina, Rama: Në portet e
BE nuk u kap, në Shqipëri po

Kokaina, Rama: Në portet e<br />BE nuk u kap, në Shqipëri po<br>
Pas takimit të kryeministrave të rajonit me Presidentin e KE, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini, komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë Borisov në Sofje të Bullgarisë, vend i cili ka presidencën e radhës së BE, kryeministri Edi Rama bëri një prononcim për mediat.

Rama vuri theksin te progresit e bëra nga Shëqipëria që sipas tij janë vlerësuar nga BE-ja në pritje të dhënies së “OK”-it për nisjen e negociatave për antërasim dhe u ndal te droga e sekuestruar dje në Durrës, që sipas Ramës qe një sukses, edhe për faktin se nuk ishte kapur në portet e tjera të BE-së.

“Ishte një takim përmbyllës i vizitës së presidentit të komisionit, komisioenerit për zgjerimin, shefes së diplomacisë evropiane këtu nëSsofje, pas stacioneve të të gjithë pikat ku ata u ndalën në Ballkan. Dhe në njëfarë mënyre ishte një bilanc që unë e konsideroj shumë pozitiv, të cilin e parashtroi presidenti Juncker si dhe po ashtu një diskutim mbi ecurinë e procesit të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme, ku korridori blu apo autostrada adriatiko-joniane është një prioritet parësor.

Vlen të theksohet për publikun tonë këndvështrimi shumë pozitiv i kësja tresheje që është tershja e referencës për vendet anëtare, lidhur me gatishmëirnë dhe ecurinë e Shqipërisë në këtë moment kyç ku ne presim një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian, dhe pastaj sigurisht një përgjigje pozitive edhe nga vendet anëtare.

Është e qartë se duhet të punojmë intensivisht në këtë periudhë sa i takon vendeve anëtare, por ka mirëkuptim të gjerë lidhur me hapat e rëndësishëm përpara që ka bërë Shqipëria. Vlen të theksoj në fund se operacioni më i fundit i agjencive tona ligjzbatuese; hetimi doganor, dhe policia  e shtetit, me mbështetje e Prokurorisë, pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me solidaritet maksimal, duke pasur parasysh se ngarkesa  kapur përbën një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh. Një sasi që para se të vinte në vendin tonë, ka kaluar në portet e bashkimit evropian dhe i ka shpëtuar kontrolleve. Ashtu sikundër ishte po kaq e rëndësime vetëdija dhe nënvizimi i kësaj vetëdije, se ky ishte një operacion mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim nga partnerët.

Është krejt e natyrshme që ne të punojmë vijimësisht me partnerët dhe operacionet të jenë fryt i bashkëpunimit me ta, por kësaj here është treguar gatishmëri dhe integritet i lartë i vetë forcave tona të angazhuara në luftën kundër trafiqeve. Vlen të theksohet gatishmëria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të çdo lloji.

Është e qartë se faza e parë për ta çrrënjosur me sukses kanabisin ka përfunduar, taninis  faza e dytë, lufta jonë vjen udke u rritur dhe patjetër dhe aftësitë e agjencive tona ligjzbatuese duke u provuar në terren me rezultate konkrete”

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë