Sasia rekord e kokainës, prej 613 kg, e kapur dje në Durrës, duket se do të bëjë bashkë në hetim Prokurorinë dhe Policinë. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkuar këtë paradite te Prokuroria e Krimeve të Rënda.
/Shqiptarja.com
Report Tv mësoi se Veliu zhvilloi një takim me prokurorët te Krimet e Rënda, ku i pranishëm ka qenë dhe kreu i këtij institucioni, Besim Hajdarmataj.
Në fokus të takimit ka qenë ecuria e hetimeve mbi aksionin policor të ditës së djeshme, ku u kapën 613 kg kokainë jashtë Portit të Durrësit. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës, që vinte nga Kolumbia drejt vendit tonë.
d.c./shqiptarja.com











