Kokaina, Xhafaj i përgjigjet PD-së:
Sulmet ndaj policisë të papranueshme

Kokaina, Xhafaj i përgjigjet PD-së:<br />Sulmet ndaj policisë të papranueshme<br>
Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për 613 kg kokainë që u bllokua në Durrës pak ditë më parë. PD përmes deputetit Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se akuzat për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, sipas tij, “po bën gjithcka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane”.

Por Ministria e Brendshme thotë se sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjencive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin. Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion verbal kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit.

Ne nxisim Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t'i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës”.  Ministria e drejtuar nga Fatmir Xhafaj mbyll reagimin duke akuzuar opozitën se “Po dëmtoni procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë”.

Reagim i Ministrisë së Brendshme
Ministria e Brendshme hedh poshtë me përbuzje, si përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar diellin me shoshë në sytë e shqiptarëve dhe për të vazhduar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, të gjithë serinë e deklaratave denigruese të partive opozitare për superoperacionin e Policisë së Shtetit, Hetimit Doganor, si edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në kapjen e sasisë rekord të kokainës pak kohë më parë.

Ky superoperacion, i përshëndetur botërisht nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Agjencia Amerikane Antidrogë, Europol-i si edhe Antimafia italiane, si një sukses i madh i agjencive tona ligjzbatuese, ka gëzuar çdo qytetar shqiptar përveç lidershipit të opozitës shqiptare, i cili nuk po rresht së shpifuri gjithëfarë absurditetesh, për të baltosur Policinë e Shtetit dhe lidershipin e Ministrisë së Brendshme e vetë Kryeministrin e Shqipërisë.

Hetimi për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në Portin e Durrësit është duke u kryer intesivisht nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Agjensive partnere ndërkombëtare.

Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t'i vendosi në shërbim të hetimit.

Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin.

Ne nxisim Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t'i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.

Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion verbal kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafiqeve ka hyrë në një fazë të re dhe me rezultate tejet inkurajuese. E konfirmuar kjo me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”. Ne jemi krenarë dhe mirënjohës që në këtë luftë kemi siguruar besimin dhe mbështetjen aktive të partnerëve të vendeve mike si dhe disa agjensive ligjzbatuese me autoritet të njohur ndërkombëtar si: FBI, DEA, EUROPOL, INTERPOL tj.

Faktet flasin vetë dhe flasin qartë e fortë, krejt ndryshe nga sa përflet përditë papushim opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.

Duke e konsideruar publikisht këtë përpjekje të dëshpëruar të partive të opozitës, si një akt papërgjegjshmërie të skajshme institucionale, politike e qytetare, si edhe duke hedhur poshtë me vendosmërinë më të madhe të gjithë zinxhirin serial të shpifjeve për superoperacionin e kapjes së sasisë rekord të kokainës, Ministria e Brendshme garanton qytetarët shqiptarë se përpjekja e nisur mbarë në këtë fazë të dytë të luftës kundër krimit e trafiqeve të çdo lloji, do të vazhdojë me rezultatet që presin të gjithë duke goditur fort me Forcën e Ligjit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi