Policia italiane ka arrestuar tetë shqiptarë me origjinë nga Lezha për trafik droge dhe prostitucion në Milano.
Gjatë operacionit, që ka nisur që prej vitit 2017 janë sekuestruar edhe një apartament, makina dhe llogari bankare të tetë shqiptarëve. Ata akuzohen se kanë trafikuar 20 kg kokainë në Lombardi.
Gjithashtu banda shqiptare shfrytëzonte për prostitucion disa vajza duke fituar 3000 deri 4000 euro në natë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë.
Komento