Kokainë e kanabis, pranga dy të rinjve në Vlorë, një tjetër arrestohet për dhunë ndaj të dashurës

Kokainë e kanabis, pranga dy të rinjve në Vlorë, një tjetër arrestohet për dhunë ndaj të dashurës

Foto ilustruese

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Dy të rinj gjatë kontrollit fizik, janë kapur me drogë.

Burime bëjnë me dije se 22-vjeçarit me inicialet E.Sh., iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë. Ndërsa më tej, policia njofton se 19-vjeçarit me inicialet M.A., iu gjet kanabis.

Sakaq, një tjetër i ri ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Blutë e Vlorës, bëjnë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor, kanë arrestuar në flagrancë edhe një 42-vjeçar, banues në Sarandë pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, iu gjet dhe  sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin  L. D., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike  ndaj të dashurës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

“Swing marathone”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme

“Swing marathone”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme