‘Stacioni i fundit’ është operacioni i zhvilluar në Tiranë nga policia ku si rezultat u arrestuan dy të rinj, një 21-vjeçar me iniciale E.B. dhe një 24-vjeçar me inicial H.V.
Dy të rinjtë tentuat të transportonin me makinë , me qëllim shitjen, doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Ata u kapën në rrugën "Isuf Elezi", ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarive kriminale të kryera nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.