Kokainë, hajdutë biçikletash dhe dhunë ndaj gruas! 11 të arrestuar për 24 orë në Tiranë

Kokainë, hajdutë biçikletash dhe dhunë ndaj gruas! 11 të arrestuar për 24 orë në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANE-Në 24 orët e fundit në kryeqytet u arrestuan 11 persona për vepra të ndryshme penale, për kokainë, dhunë në familje, thyerje e masës së sigurisë, përndjekje dhe vjedhje.

Njoftimi i plotë i policisë së Tiranës
•M.C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë dhe 1 shumë parash të dyshuar të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

•E.Gj., 33 vjeç, pasi ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh.D., 64 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.H, 30 vjeç, pasi tek sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit dhe gjatë nga kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin të shtetasit A.B(K)., 25 vjeç, pasi dyshohet si autor i vjedhjeve të 2 biçikletave.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.H., 57 vjeç, pasi në Rrogozhinë u kap në flagrancë duke i vjedhur një shumë parash shtetasit I.M. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 2 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës.

Po nga sherbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje - Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shendetsore.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

H.Gj., 27 vjeç, sepse në Vorë, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatese;

•A.K., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l.

•J.N., 45 vjeç, pasi në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit M.H., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Por: 30/08/2020 23:30

    Policia asht në krye të detyrës..,problemi asht gjyqësori i korruptimi..Komuniteti duhet të vigjilojë e të denoncojë rastet,duke bashkëpunuar

    Përgjigju
  • Cncncjcj: 30/08/2020 12:54

    Gjera banale. Per korrupsion u arrestua ndonje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë