Kokainë, heroinë dhe miliona lekë,
kapen 4 shpërndarës në Tiranë/ VD

Kokainë, heroinë dhe miliona lekë,<br />kapen 4 shpërndarës në Tiranë/ VD
TIRANË-Gjatë një operacioni në kryeqytet policia ka sekuestrohen 39.2 gr kokainë, 3.8 gr heroinë, 2.8 gr kanabis si dhe 1.620.500 lekë të reja, ndërsa ka arrestuar 4 persona, 2 ndiqen në gjendje të lirë, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
 
Të arrestuar janë Erjon Shehu, Xhevair Ahmetaj, Mariglen Ahmetaj dhe Kozma Pire.
 
Të arrestuarit në momentin kur dëgjuan thirrjet e policisë e hodhën drogën në kasetën e WC, por pas kontrollit u gjet dhe sekuestrua.
 
Nëse të rinjtë do t'a kishin hedhur në WC do të kishin shpëtuar nga arrestimi. 

Sipas policsië, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona në Tiranë.
 
Deklarata e policisë
Finalizohet me sukses operacioni "Përsëritësi"
 
Në pranga 4 shtetas.
 
Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë 2 persona si dhe 2 të tjerë janë shpallen në kërkim
 
Sekuestrohen 39.2 gramë Kokainë, 3.8 gramë Heroinë, 2.8 gramë Cannabis Sativa, si dhe 1.620.500 lekë të reja
 
Më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Përsëritësi", ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
 
Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë
 
Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë
 
Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë
 
Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë
 
- Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
 
R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë
 
R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë
 
- Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.
 
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve "Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva", në zona të ndryshme të Tiranës.
 
Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 
- 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
 
- 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
 
- 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
 
- 3 automjete të markave të ndryshme.
 
- Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.
 
- 10 telefona celulare të markave të ndryshme.
 
- Një peshore elektronike
 
Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

 
 
dy.b/shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS