Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë kanë arrestuar tre persona dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa janë sekuestruar kokainë dhe armë simuluese pa leje.
Të arrestuarit dhe veprat penale
- S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike kokainë.-
-Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te "Kryqëzimi i Kallmetit" , u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
- Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.
Gjithashtu, u proçeduan penalisht:
- Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
- E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.