Kokainë me '5 mijë lekëshin e ri', kapen me 33 doza drogë gati për shpërndarje dy të rinjtë në Tiranë

Kokainë me '5 mijë lekëshin e ri', kapen me 33 doza drogë gati për shpërndarje dy të rinjtë në Tiranë

TIRANË- Dy persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se janë kapur me kokainë që do ta shpërndanin në kryeqytet.

Në pranga kanë rënë F. M., 30 vjeç, dhe  A. L., 18 vjeç,  banues në Tiranë dhe janë kapur me 32 doza kokainë 1 dozë kanabisi, në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ata janë arrestuar në saj të operacionit të koduar 'Ëeekend' dhe u janë sekuestruar edhe një sasi prej 66 600 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Mes lëkve ishte edhe një 5 mijë lekësh i sapo hedhur në treg që mesa duket është 'inaguruar' për ekonomi të pisët siç është trafiku i drogës. Dy të arrestuarëve u janë sekuestruar edhe tre celularë së bashku me një thikë.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit