Kokainë me vlerë 200 mijë euro, kapet kamerieri shqiptar me rekorde kriminale

Kokainë me vlerë 200 mijë euro, kapet kamerieri shqiptar me rekorde kriminale

Kokaina e kapur nga karabinierët në mjetin e shqiptarit

Një 30-vjeçar shqiptar me profesion kamerier është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me 2.1. kg kokainë në makinën e tij. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike kapte vlerën e 200 mijë eurove, nëse shitej në treg.

Shqiptari e kishte fshehur kokainë në bagazhin e makinës së tij, ndërsa rezulton person me rekorde kriminale. Karabinierët ishin në kërkim të një bande hajdutësh, kur kanë ushtruar kontroll në mjetin e shqiptarit, duke zbuluar lëndën narkotike. Shqiptari u ndala me mjetin e tij tip ‘Volkswagen Passat’, pasi dyshohej se përdorej për vjedhjen e banesave, por nga kontrolli rezultoi që shqiptari të ishte trafikant kokaine.

Kërkimi i parë i policisë ka zbuluar një dozë kokainë në pantallonat e tij të shkurtra. Më pas, është kontrolluar makina, ku karabinierët gjetën dy pako të mbështjella me 2 kg e 100 gram kokainë. 30-vjeçari u arrestua duke u dërguar në qelitë e paraburgimit në Parma, ku pritet të vlerësohet vlefshmëria e arrestit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim