TIRANË- Një 34-vjeçar në Tiranë i identifikuar si Led Biba ka rënë në pranga pasi  gjatë kontrollit në mjetin e tij tip "Seat" u gjet një sasi lënde narkotike e llojit  kanabis, e cila ishte në formë çokollate dhe e ndarë në pako.

34-vjeçari u ndalua te Ish-Fusha e Aviacionit pasi një operacioni të zhvilluar nga policia, pasi kishte informacione se ai po qarkullonte në Tiranë  duke pasur lëndë narkotike brenda makinës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.