Kokainë në kavanoz, arrestohen dy shqiptarët në Itali! Një prej tyre tentoi të hidhte drogën nga ballkoni! Sekuestrohen 2 mijë euro

Kokainë në kavanoz, arrestohen dy shqiptarët në Itali! Një prej tyre tentoi të hidhte drogën nga ballkoni! Sekuestrohen 2 mijë euro

Droga e sekuestruar në Itali

ITALI- Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Dy të rinjtë të moshave 21 dhe 35 vjeç u zbuluan në kuadër të një bastisjeje të autoriteteve italiane. Gjatë kontrolleve, një prej tyre tentoi të hiqte një mbështjellëse celofani të cilën e hodhi nga dritarja. Pasi u konstatua nga autoritetet, u zbulua se brenda qeses ishte rreth 50 gramë kokainë.

Aksioni i policisë erdhi në saj të denoncimit të banorëve të pallatit të cilët kishin vërejtur lëvizje të dyshimta të makinave dhe të njerëzve në banesën ku rrinin dy shqiptarët në zonën Bastia Umbra.

Kërkimi ka vazhduar brenda shtëpisë, ku u gjetën rreth dy mijë euro, një peshore elektronike precize dhe material për prerjen dhe përgatitjen e dozave të kokainës. Ndërsa në oborr fshehur në një vrimë, u zbulua një kavanoz qelqi me një kilogram kokainë dhe një tjetër peshore elektronike precize e përdorur për paketimin e drogës.

Policia ka shtrirë operacionet e kontrollit edhe në një shtëpi tjetër ku frekuentonin dy personat. Gjatë këtij kontrolli u gjetën edhe pesëdhjetë gramë kokainë, tashmë e ndarë në 56 doza të gatshme për shitje

Dy shtetasit shqiptarë, në përfundim të formaliteteve rituale, u arrestuan për trafik droge dhe u lidhën me burgun e Perugias në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për marrjen në pyetje të garancisë dhe vërtetimin e arrestit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE