Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të trafikut të drogës duke vendosur në pranga 45 persona nga Shqipëria, Italia dhe Amerika Latine.
 
Sipas policisë italiane, kokaina vinte nga Peruja përmes Holandës dhe Shqipërisë për të përfunduar në një bazë në Milano.
 
E ndërsa kokaina vinte nga Peruja, marijuana sipas policisë italiane vinte nga Shqipëria.
 
Hetimet për bandën kishin nisur në vitin 2013. Lënda narkotike fshihej në brendësi të çantave dhe transportohej nga Perjua përmes avionëve të linjës.

Gjatë konferencës për shtyp autoritetet policore italiane informuan se marijuana e trafikuar nga Shqipëria tregtohej nga kjo bandë kriminale drejt Hollandës e shfrytëzohej për t’u shkëmbyer me sasi kokaine që importohej më pas drejt Italisë.

 
Policia italiane bën me dije  se gjatë operacionit të qershorit 2014 policia arrestoi një shtetas Italian dhe u sekuestruan 8 kg kokainë pikërisht në banesën e tij në Padova i konsideruar si qendra operative e trafikantëve.
 
Ndërsa gjatë operacioneve të tjera të lidhura me të njëjtin grup  janë arrestuar 19 persona e janë sekuestruar 33 kg kokainë, 580 kg marihuanë, 6 kg hashash dhe 18 mijë euro cash.


dy.b/e.m/Shqiptraja.com