Një organizatë kriminale e cila transportonte sasi të konsiderueshme narkotikësh në aksin Shqipëri-Itali –Gjermani është asgjësuar në orët e para të të martës në Firence të Italisë.
Sipas mediave janë ekzekutuar rreh 11 urdhërarreste.
Të përditshmet raportojnë se organizata kriminale trafikonte kryesisht marijuanë dhe kokainë nga Shqipëria drejt vendit fqinj dhe më tej në Gjermani.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim blerjen, rafinimin, tregtimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas burimeve nga policia, organizata e drogës drejtohej nga 32-vjeçari Besmir Shehaj nga Vlora.
Shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Edmond Ferzaj, Bruno Haxhiraj, vëllezërit Arbër e Alkens Çarçani që ishin përgjegjësit për drogën në Itali, si dhe korrierët Vladimir Skëndo e Shpresim Hera të gjithë nga Vlora.
Urdhër arrestet janë ekzekutuar në Itali, Shqipëri dhe Gjermani. Gjatë hetimeve janë arrestuar 2 persona në flagrancë dhe janë sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 19 kg marijuanë.

Fotot e të arrestuarve
[gallery]21539[/gallery]
Policia: Nëntë shqiptarë të arrestuar
Kreu i Drejtorisë Kundër Narkotikëve e Trafiqeve, Idajet Faskaj, përmes një deklarate për mediat u shpreh se janë 9 shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit antidrogë të shtrirë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.
Policia italiane ka arrestuar edhe një italian dhe një maroken si pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës.
"Operacioni është pjesë e veprimtarisë policore të përbashkët mes policisë së shtetit, sektorit kundër trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve si dhe strukturat policore italiane në Firenze të koordinuara me zyrën ndërlidhëse të policisë italiane, Interforcë Tiranës si dhe asaj të policisë shqiptare në Bari dhe Romë.
Hetimi ka nisur që më parë nga strukturat italiane në Firenze dhe bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal të cilët kryenin trafikun e kokainës dhe marijuanës në Itali. Në përbërje të këtij grupi ishin 9 shtetas shqiptarë, një shtetas italian dhe një shtetas maroken. Kreu i grupit kriminal ishte shtetasi shqiptar me iniciale D.Sh. Qendra e veprimtarisë së aktivitetit kriminal ishte Firenze, Itali.
Janë përdorur teknika speciale të hetimit dhe falë bashkëpunimit mes dy vendeve është bërë i mundur identifikimi i grupit kriminal dhe është argumentuar veprimtaria kriminale e cila çoi në dhënien e masave të sigurisë arrest me burg për të gjithë anëtarët e grupit.
Si rezultat i këtij operacioni të zhvilluar në tre vende, në Shqipëri janë arrestuar tre shtetas shqiptarë, në Itali pesë shtetas shqiptarë. Priten rezultatet e arrestimeve në Gjermani.
Janë arrestuar në Shqipëri shtetasi D.Sh i datëlindjes 1985, banues në Vlorë, shtetasi D.H, datëlindja 1976, banues në Vlorë, V.S, datëlindja 1961, banues në Vlorë. Janë arrestuar në Itali, A.Ç, datëlindja 1984, banues në Itali, nga Vlora, A.Ç, datëlindja 1986, banues në Vlorë, shtetasi me inicialet E.F, datëlindja 1982, banues në Mallakastër, si dhe shtetasi italian me iniciale A.R nga Napoli si dhe shtetasi Maroken me iniciale S.M, datëlindja 1987, banues në Napoli të Italisë".
Të arrestuarit
Shqiptarët e arrestuar
Besmir Shehaj
Edmond Ferzaj
Bruno Haxhiraj
Arbër Çarçani
Alkens Çarçani
Vladimir Skëndo
Shpresim Hera
Shtetas italian
A.R nga Napoli
Shtetas maroken
S.M, datëlindja 1987
/Shqiptarja.com

VIDEO