Kokainë tek pulat, kush e priste
në Durrës ngarkesën nga Brazili?

Kokainë tek pulat, kush e priste<br />në Durrës ngarkesën nga Brazili?
Plot 19 kilogramë kokainë e pastër u zbulua në doganën italiane mes një ngarkese me pula të ngrira që udhëtonte me kontenier nga Brazili. Pulat pritej të mbërrinin në Durrës por nuk dihet ende se kush do të ishte marrësi i tyre, në adresë të kujt do të importohej sasia e pulave të ngrira që udhëtonin nga Brazili me destinacion Shqipërinë

Policia e Durrësit është vënë në lëvizje lidhur me ngarkesën prej 19 kg kokainë, që pritej të vinte në Durrës nga Amerika Latin përmes kontenierëve të pulave.

Sasia e drogës u kap në Itali, teksa autoritetet në vendin fqinj kanë bllokuar dokumentacionin e kompanisë që kishte porositur ngakesën me pula në vendet latine. 

Blutë e qytetit Durrësit kanë kërkuar infomacion nga homologët italiane për kompaninë që ka bërë porosinë.

Do të jenë hetimet ku hetuesit shqiptarë pas informacioneve që do të kenë marrë nga kolegët italianë pasi të kenë shqyrtuar dokumentacionet e kompanive shqiptare që importojnë pula frigoriferike nga Amerika Latine do të mund të përcaktojnë kompaninë që do të tërhiqte ngarkesën në Durrës.

Droga e fshehur mes pulave te ngrira që udhëtonin nga nga Paranagua e Brazilit u zbulua dje nga oficerët e komandës provinciale të “Guardia di Finanza”-s së Reggio Calabrias, në portion e Gioia Tauro.

Sipas policisë italiane, destinacioni përfundimtar do të ishte Porti i Durrësit. Nëse hidhej në treg, kokaina do të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Pse u fut mes pulave të ngrira kokaina me destinacion Durrësin
Sasia e pulave të ngrira në kontenier udhëtonte nga Paranagua e Brazilit dhe bashke me to dhe 19 kg kokainë e ndarë në 17 pako që destinacion kishte Durrësin. Por ngarkesa u zbulua në doganat italiane.

Mediat italiane i bëjnë ende jehohë lajmit të zbulimit të kokainës me adresë Shqipërinë duke nxjerrë detaje sesi e zbuluan drogën e fshehur me atë mjeshtëri tek pulat e ngrira.

Droga u zbulua dje nga oficerët e komandës provinciale të “Guardia di Finanza”-s së Reggio Calabrias, së bashku me funksionarë të zyrës kundër mashtrimit tregtar të Agjencisë së Doganave të Gioia Tauros, në koordinim me Drejtorisë lokale të Antimafias.

Fillimisht është verifikuar dokumentacioni që dispononte drejtuesi i automjetit, por agjentët dyshuan për rrugën që kishte zgjedhur për të mbërritur në portin e Gioia Tauros dhe më pas destinacioni përfundimtar do të ishte Porti i Durrësit.

Policia ra në gjurmë të këtij transporti pas dyshimeve të dokumenteve dhe kontrollit të ngarkesës. Më tej agjentët italianë përdorën pajisjet e skanerit të doganës dhe qentë e Guardia di Finanza. Skaneri ka rezultuar e suksesshme pasi shmang edhe kontrollin nga qentë antidrogë.

Këta të fundit e kanë të pamundur të nuhasin lëndën narkotike nëse ajo është brenda konteinerëve me mish.

Vetëm skanerët e përdorur në këtë rast arritën të evidentonin drogën dhe më pas menjëherë është kryer arrestimi i drejtuesit të kamionit. Droga e llojit kokainë e ndarë në 17 pako ishte fshehur pikërisht në brendësi të një kontenieri që transportonte pula të ngrira që vinin nga Paranagua e Brazilit do transportohej në Durrës.

Nëse hidhej në treg, kokaina kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Aktiviteti i “Guardia di Finanza”-s së Reggio Calabrias është pjesë e intensifikimit të kontrolleve në lidhje me trafikun e drogës në rajonet kalabreze, teksa që prej fillimit të vitit kanë kapur thuajse 1.100 kg kokainë të pastër.

(d.b/E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar