‘Kokainë e mbështjellë me lëvozhga arrash e kikirikësh’, arrestohen 2 shqiptarët me drogë në vlerë 83 mijë euro

‘Kokainë e mbështjellë me lëvozhga arrash e kikirikësh’, arrestohen 2 shqiptarët me drogë në vlerë 83 mijë euro

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani pasi në veturën e tyre u gjet drogë. Ata kishin futur topthat e drogës nën mbështjellëset e arrave dhe kikirikëve.

Ata u prangosën nga policia federale gjermane dhe ajo holandeze, pasi që dyshohen për trafikim të drogës. Aksioni u realizua nga një ekip policor ndërkufitar, të cilët kontrolluan dy shqiptarë të moshës 32 dhe 34 vjeç.

Sipas mediave të huaja, të dyshuarit kishin hyrë nga Holanda në autostadën A3 në ish-kalimin kufitar Elten. Autoritetet kanë arritur të gjejnë dhe sekustrojnë 1.12 kilogramë kokainë, në një qese prej pëlhure poshtë dyshemesë së karriges së pasagjerit.

Personat në fjalë më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në Komisariatin Federal të Policisë Kleve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve