‘Amerikania’ e Berishës, Evi Kokalari ka lajmëruar mbi lëvizjen më të re që do të krijojë që e ka emëruar si ‘Lëvizja Konservatore’. Kokalari nuk ka ngurruar të ironizojë as Berishën duke u shprehur se do të krijojë struktura pa elementë të LSI-së në lëvizjen e saj. Ndër të tjera, Kokalari thotë se lëvizja e saj do të nisë të marrë jetë më 15 qershor, ditën kur do të vijë në Tiranë.
“Në 15 Qershor jam në Tiranë.
Lëvizja Konservatore zyrtarisht do filloj kur të jem aty, por organizatorët janë në terren tashti, kështu që më kontaktoni nëse doni të aktivizoheni.
Momentalisht fokusi është krijimi i strukturave në Tiranë, Durrës dhe disa rrethe të tjera.
Qëllimi im është të organizoj siç duhet të dhathtën Shqiptare, pa elementët e LSI, dhe të mbledhë individë që si unë s’kanë nevojë për një karrike, por janë seriozë dhe duan ndryshime serioze, që nga ndalimi i korrupsionin dhe deri tek shkatërrimi i kupolës 32 vjeçare.
Nëse mundem, do mbledhë shumë demokratë bashkë, dhe do t’ju jap atë që gjithmon ju ka munguar - meritokracinë.
E ndjej veten mëse të zonjën të ndërtoj të djathtën Shqiptare dhe ta çoj atë në fitore, dhe kjo mund të ndodhë dhe me PDnë, se di, por me të apo pa të, do të ndodhë!!
PDja mund të arrij aty ku është ose ti bashkohet çfarë po bëjmë ne. Ky është vendim individual i secilit nga ju. Berisha vetë, derën hapur do e ketë për sa kohë kupton që nuk mund të na çoj në fitore, sepse mbështetjen e duhur ja dhamë, dhe e shiti Foltoren, kështu që duhet në mënyrë absolute të lërë gjeneratën e re, me frymë të re ti jap oksigjen partisë, pa LSI dhe elementët e majtë. Por, duke ditur egon e tij, e shikoj të jetë qëndrestarë deri fund, dhe do refuzojë të ndryshoj se si funksionon PDja, dhe në këtë rast, përgjigja më e mirë do jetë izolimi politik, që ka filluar tashmë, me braktisjen e protestave, dhe zgjedhjeve. Mos bëni asnjë gabim, Berishës po i ikën baza bashkë me militantët.
Di t’ju them dhe një gjë - seriozisht nuk jam njëri i karrikeve, prandaj ka një shans që të ndërtoj një te djathtë të fortë, dhe mos jem vetë kryetare, ama midis forcave të bashkuara në Shqipëri dhe jashtë saj, ju premtoj që regjimi post-komunist në Shqipëri do të marrë fund dhe mënyra e të bërit politikë në Shqipëri do të ndryshoj.
Kam aq besim tek vetja dhe tek ata që këto tre-katër muajtë e fundit kanë qënë gjithë kohën me mua. Shumë që më kanë kontaktuar këto kohë, janë figurave intelektuale dhe njerëz të bisnesit të vogël, që ju ka ardhur në majë të hundës, dhe këta janë ata që së bashku me diasporën, do sjellin ndryshimin.
Shihemi së shpejti.”- shkroi Evi Kokalari.
Kujtojmë se Kokalari ka qenë një ndër zërat më mbështetës të ish kryeministrit Berisha. Megjithatë, mes tyre pati një ngërç pas daljes në skenë të Belind Këlliçit si kandidat të “Bashkë Fitojmë” për kryetar Bashkie në Tiranë. Kokalari për të ka patur rezerva.
Z Evi shqiperia ka nevoje per mendime te reja jeni e sinqerte dhe e drejtperdrejte shqiperia kerkon ndryshimin e evolucjonit te ri na duhen ide te reja per ndryshim shume ryma te bashkuar ne nje ryme ne nje fryme kasta e vjeter si parket me te ardhmes te uroj suksese se dhe ne mendojme si ty
PërgjigjuUrime te perzemberta per Z Evi jeni e sinqerte dhe e drejtperdrejte me mire se ju dhe origjina tuaj kush mundet ta beje kete levizje shqiperia ka nevoje per idera te reja si ju si ne qe jemi ne perendim,nuk duhet haruar e vjetra porr! Nuk duhet te meremi me me te vitet bejne te vetat dhe sistemet Jane nderuar dhe rinia duhet te hape faqen e re te hisorise moderne ju faleminderit
PërgjigjuPershendetje zonja kokalari do te jeni bashke me pd e vules apo do te organizoheni si levizje ne vete
PërgjigjuDo jemë bashkë me këdo që vërtetë mendon për një lëvizje të re demokratike,me forca dhe energji të reja.Njerez që siç thotë z.Kokalari,pa interesa personale, vetëm për të mirën e Kombit tonë.Une punoj dhe jetoj në Itali,dhe nuk bie mendja për asnjë lloj përfitimi.Deshira ime është të spastrohen njëherë e mirë këta politikanë si majtas dhe djathtas, që ja kanë zënë frymën Shqipërisë.Uroj me këmbë të mbarë.
PërgjigjuTi nuk qenke //njeri i karrigeve//?! Po per t'u bere /nje cike magazinjer/ u allnove me Berishen,pse preferoi Belindin e jo ty dhe tani po tregon zakonin historik te shqipove duke themeluar nje levizje te re,sepse kerkon karrigen e majes.Mos u trego kaq modeste znj.Kokalari se ne te vertete nuk je.
Përgjigju